Zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje europiane, Fatmir Besimi dhe Alexandra Cas Granj, drejtor në (KE) Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian nënshkruan marrëveshjet e financimit midis qeverisë maqedonase dhe KE-së në vlerë prej 30 milion euro.KE me këto fonde do të mbështesë rifillimin e reformave dhe tetë projekte për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.
Besimi dhe Cas Granje nënshkruan marrëveshjen e financimit ndërmjet qeverisë dhe KE për Programin Kombëtar sipas standardeve të IPA-s e cila arrin në 28.2 milionë euro.