Slim piu verë maqedonase dhe provoi kekun e famshëm të Ohrit.
Mbërritja e Slim ishte një subjekt i nxehtë diskutimi midis banorëve të Ohrit, që ditë përpara se ai të mbërrinte. Ata besojnë se vizita e tij do të jetë pozitive për t’i bërë jehonë turizmit të Ohrit në të gjithë botën.
Slim ishte në Ohër, në kuadër të Komisionit për Zhvillimin Dixhital, një nismë e përbashkët e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve dhe UNESCO, për të promovuar lidhjen e shpejtë dhe me bandë të gjerë.
Megjithëse interneti me shpejtësi të lartë është një tendencë globale “ende ka vende ku aksesi i kufizuar në internetin me bandë të gjerë përfaqëson një pengesë për zhvillimin e tyre”, tha Slim në takim.
Lideri maqedonas, Nikola Gruevski, tha se qeveria e tij kishte punuar shumë që të zhvillonte komunikimin në shtetin e Ballkanit.
“Ndërsa vetëm 1% e familjarëve maqedonas përdornin internetin me bazë të gjerë në 2006-n, përqindja është rritur në 46.35% në fund të 2011-s”, tha Gruevski.