Në projektbuxhetin e vitit 2013, të ardhurat e përgjithshme janë parashikuar të arrijnë në rreth 148 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në rreth 165 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar të zërë 3.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Sipas parashikimit të qeverisë rritja e PBB-së do të jetë në 2%, inflacioni në 3.5% dhe investimet bruto në 6%. “Projektbuxheti për vitin 2013 është realisht i planifikuar dhe paraqet një përgjigje të duhur ndaj krizës europiane dhe ngjarjet në Eurozonë” tha zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.