Si duhet të vendosim për të zgjedhur punën më të mirë, më të përshtatshme? Duhet të nisemi nga pagesa, apo emri i profesionit?
Në shumë tregje të zhvilluara diploma po merret në konsideratë vetëm nga punëdhënësi i parë dhe vetëm sepse për shumë ndërmarrje ajo është diçka më shumë. Te një punëdhënës i dytë vlerësohet më shumë nëse keni punuar në një kompani të rëndësishme me emër më parë.
Mosha është një faktor që shikohet nga punëdhënës në vendin tonë, por edhe në Itali e shumë vende të tjerë. Megjithatë, në demokracitë e mëdha, p.sh. në SHBA është e ndaluar dhe vlerësohet si një diskriminim kushti i moshës në njoftimet e punësimit.
Kombinoni aftësitë me kërkesën e tregut dhe pagesën
Përveç situatës sonë personale, është e rëndësishme të vlerësohen kushtet e brendshme, ato që ne i vendosim vetë: gatishmëria jonë për të ndryshuar, mundësia për t´u zhvendosur larg nga ambienti ku jetojmë, vullneti për të mësuar gjëra të reja si dhe koha që duhet të vëmë në dispozicion për të kërkuar një punë të re.
Kushtet e jashtme, janë: aftësitë që tregu kërkon dhe shoqëria në të cilën jetojmë. Krahas këtyre, ekspertët sugjerojnë të marrim parasysh objektivin tonë. Atë që ne dëshirojmë dhe vlerësojmë si zgjidhjen më të mirë mes aftësive tona, cilësisë së punës, profesionalitetit dhe pagesës. Një skedë e vogël vlerësimi na ndihmon të verifikojmë ku duam të arrijmë. Nëse mendojmë se jemi të aftë në peshkim, atëherë një kovë, tregu dhe peshqit janë objektivi ynë. Është e qartë që nëse mjeshtëritë tona janë të kufizuara, peshqit që do të zemë do të jenë të pakët, por sa më shumë të rriten aftësitë tona, aq më shumë jemi të gatshëm për t´u zhvendosur dhe mundësitë tona për t´ia dalë janë më të mëdha.
Mjeshtëritë e “peshkimit”
Aftësi, mjeshtëri më të mira, na lejojnë të kemi në arsenalin tonë mjetet më të mira të “peshkimit”. Në këtë fazë jemi shumë më mirë se peshkatari fillestar. Por mund të ecim më tej. Të jemi mbretër të peshkatarëve dhe të mund të jemi në gjendje të gjuajmë çdo lloj peshku kudo qoftë. Një person i tillë po që është peshkatarë. Ka aftësitë e duhura dhe agresivitetin e duhur. Por e gjitha kjo ka një çmim. Thuhet që peshkaqeni nuk pushon së notuari dhe është gjithmonë në kërkim të prehës.
Në këtë pikë, ne si peshkatarë duhet të përshtasim një metodologji të saktë të punës. Të përqendrohemi në atë çfarë po bëjmë dhe na sjell përparësi. Të përqendrojmë eksperiencat në atë çfarë kërkon tregu, si dhe të shpenzojmë shumë kohë në formim dhe shkëmbim. Keni parë ndonjë peshkaqen të vdesë urie mes peshqve…? Një profesionist i mirë duhet të jetë i tillë në tregun e punës.
Rregulla numër një e peshkatarit është të shkojë aty ku janë peshqit dhe veçanërisht peshqit më të mëdhenj. Me fjalë të tjera, duhet ta përqendrojmë kërkimin tonë, aty ku ka një kërkesë më të madhe si përsa i përket logjistikës, por edhe aftësive të kërkuara. Të qëndroni në vend nuk paguhet, por herët a vonë mund të kemi të njëjtin fund të peshkut. Ndaj, më të mirët ia “mbathin”, ose nëse mundemi dalim më vete duke kërkuar kështu rrugë të reja. Por për këtë, nevojiten kompetencat dhe mundësitë e njohjes që mund të ma lejojnë të bëjmë një hap të tillë. Kjo bëhet në momentin kur është kuptuar që “këtu nuk ka më peshq”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.