MSH: 306 raste të reja, 4 viktima e 71 të shëruar

23/10/2020 4:05 PM 0 komente

Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë, 16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës, 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin, 1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of