Numri i rasteve të reja me Covid-19 është dyfishuar krahasuar me një ditë më parë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 82 raste nga 368 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP.
Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit, duke e çuar numrin në total të viktimave në 69 që nga fillimi i epidemisë.
“Fatkeqësisht, një 63 vjeçare nga Tirana, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 60 vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. ”.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës dhe Lushnjë, nga dy raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau I Dejës, dhe nga një rast në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 78 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar dhe gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1559 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1034 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri