Flet Fjoralba Prifti, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë
A mund të bëjmë një përmbledhje të profilit të Muzeut në lidhje me statusin që mban, koleksionin e objekteve që përfshin dhe vlerën që paraqet ai mes muzeve në vend për periudhën që përfaqëson?
MKAM u krijua në vitin 1980, dhe përmban një nga koleksionet më të pasura të Mesjetës, të Artit Bizantin dhe Postbizantin, si dhe objekteve të tjera joreligjioze. Në fondet dhe ekspozitat e tij numërohen rreth 8000 objekte, (ikona, gur, dru, copë dhe metale).
Këto artefakte janë dëshmi e qartë e pasurisë sonë artistike dhe trashëgimisë kulturore.
Me një gamë shumë të gjerë, shumë prej tyre janë objekte religjioze, ku për fenë shpenzohej ar dhe kohë, krijohej art dhe bëheshin luftëra për pushtet, por dhe shumë të tjera, kanë karakter dekorativ apo funksional.
Të gjitha këto, kanë pasur një vend dominues në jetën e përditshme të asaj kohe.
Pas një periudhe të gjatë mesjetare, të një historie mbijetese, të popullit tonë, të një lufte të pafund, ku sundues të ndryshëm gjithmonë kanë tentuar për të përvetësuar apo për të nënvlerësuar trashëgiminë tonë kulturore, dhe falë disa heronjve të kohës diktatoriale, të cilët arritën të shpëtonin një numër të konsiderueshëm ikonash, nga shkatërrimi i ideologjisë komuniste, ne sot mund të admirojmë Artin Bizantin në MKAM.
Ne sot mund t’i vështrojmë këto ikona në dru apo relieve të gdhendura në gur, jo si objekte fetare, por të zbulojmë në to artin e vërtetë figurativ, që është kultivuar në shekuj. Mund të zbulojmë teknikat, temat, jetën e përditshme, ushqimin, kostumet, traditat dhe mbi të gjitha të dalin në pah shprehjet individuale të artistëve të cilët kanë shënuar një emër në ikonografinë shqiptare.
Duke filluar nga ikonat anonime të shek.. 14, të gjendura në zonën e Korçës, të cilat dallohen për linja elegante, por njëkohësisht edhe të forta. Tepër sugjestive dhe mistike njëkohësisht, mbartin vlera të vërteta artistike. Të tilla janë: Kryeengjëlli Mikael apo Shën Maria me Krishtin, e gjetur në kishat-guvë në Prespë.
Tepër reale dhe komplekse, me ngjyra të forta, me portrete plot jetë dhe dritë, me peizazhe unike, paraqiten kryeveprat e Onufrit. Figurat simbolike, skenat biblike, ndërthuren me rregullat e artit Bizantin, me Rilindjen Italiane, si dhe Artin Gotik, i cili dominonte Europën Qendrore në atë kohë.
Muzeu krenohet me emra të tjerë të rëndësishëm si Nikolla (I biri), apo dhe Onufër Qiprioti, (pasardhës të denjë të Onufrit të madh, apo Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, i mrekullueshëm me miniaturat e tij, përfaqësues të artit Pasbizantin.
Kryemjeshtri David Selenica, vëllezërit Zografi, Çetiri etj., të cilët lanë pas, jo vetëm një numër madh afreskesh nëpër kisha, por edhe ikonash, me një cilësi të lartë artistike, si dhe ishin nismëtarë të disa shkollave të ndryshme lokale.
Gjatë kohës së diktaturës, ku lufta kundrejt fesë, besimit religjioz, objekteve të kultit ishte kthyer në qëllimin kryesor, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, u strehua pikërisht nën kupolën e një prej kishave kryesore të qytetit të Korçës, “Burimit Jetëdhënës”, e cila, qoftë në mënyrë simbolike, por edhe të drejtpërdrejtë, i dhuroi dhe mbajti në jetë shumë vlera të vërteta historike, artistike, dhe dëshmoi një traditë dhe kulturë të popullit tone ndër shekuj.
Tashmë MKAM, prej vitit 2016, ndodhet në një ndërtesë bashkëkohore, me të gjithë parametrat e duhur, për një ekspozim dhe konservim ideal të këtyre vlerave të paçmueshme.
Arti Mesjetar reflektohet në harmoni me arkitekturën moderne. Mbizotërojnë ngjyrat bizantine, njëkohësisht dhe mistika e një bote tjetër, duke e sjellë eksperiencën në muze krejt të veçantë dhe shumë mbresëlënëse.
Pjesë e pandashme është Laboratori i Restaurimit, Konservimit, Mirëmbajtjes, pastrimit, studimit dhe zhvillimit, i përbërë nga specialistë të afirmuar, të cilët jo vetëm përkujdesen për artefaktet, por përherë nxjerrin në dritë, kryevepra nga e kaluara, të pazbuluara më parë.
MKAM punon për realizimin e strategjisë mbi trashëgiminë kulturore, artin, kulturën dhe vlerave që mbart. Gjithashtu, parashikon si objektivat e tij të ngushta në fushat e mëposhtme si: ruajtjen, konservimin, restaurimin, ekspozimin, edukimin, mirëmenaxhimin, vlerësimin, studimin dhe promovimin për kulturën dhe trashëgiminë kulturore, si dhe synon stimulimin e interesit për kulturën dhe artet, përkundër dhe shumë sfidave.
Si është interesi i turistëve për të vizituar këtë muze, si janë shifrat e vizitueshmërisë nga viti në vit?
Interesi i vizitorëve ka qenë gjithmonë në rritje, ku më të shumtët dhe ata më të interesuarit kanë qenë të huajt.
Qyteti i Korçës dhe muzeu ynë, kanë qenë gjithnjë të vizituar, kryesisht nga turistët francezë, dhe më pas ata spanjollë, italianë, holandezë, gjermanë, etj., numri i të cilëve u rrit ndjeshëm në vitin 2023. Edhe nga kontinentet e tjera ka pasur gjithashtu një numër të shtuar vizitorësh.
Si është raporti i vizitorëve të huaj dhe vendas dhe cilat janë përshtypjet që merreni kryesisht nga të huajt për këtë muze, çfarë u bën përshtypje më shumë?
Tashmë MKAM është një destinacion, i cili nuk lihet pa u vizituar dhe vizitorët shpesh shprehen të befasuar dhe tepër vlerësues jo vetëm mbi “koleksionin e pasur dhe tepër unik në botë” – (i vlerësuar kështu nga shumë ekspertë të huaj), historinë se si është mbledhur ky koleksion, por edhe për mënyrën se si veprat ikonografike qëndrojnë në harmoni me një ndërtesë me arkitekturë moderne dhe bashkëkohore.
Cili është ndikimi në ekonominë lokale që mendoni se ka ky muze në plotësimin e ofertës turistike të rajonit të Korçës me aspektin kulturor, bizneset afër tij apo edhe në qytet, që janë të lidhura me aktivitetet kulturore (numri i guidave të dedikuara për qytetin që përfshijnë edhe këtë si pikë të rëndësishme për t’u vizituar, dyqane suveniresh etj.)?
Në vitin 2023, i cili tejkaloi pritshmëritë dhe shënoi numrin më të lartë të vizitorëve, rreth 31 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ku të huajt zënë rreth 60% të vizitorëve, të cilët gjithashtu kontribuuan drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave.
Sipas analizës për tremujorin e parë të vitit 2024, shifrat janë në dhe premtuese për një tejkalim të numrit të vizitorëve, ku krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, janë rreth 30% më shumë, dhe kjo reflektohet dhe në rritjen e të ardhurave.
Duke qenë se muzeu është një nga atraksionet kryesore të qytetit, ndikimi në ekonominë lokale është i drejtpërdrejtë, ku interesi i vizitorëve nuk qëndron vetëm në vizitën në muze, por shoqërohet edhe në destinacionet e tjera të trashëgimisë kulturore dhe në dëshirën për t’u përfshirë në jetën, traditat, aktivitetet e ndryshme dhe për të njohur sa më mirë me kulturën e qytetit apo dhe rajonit.
Cilat janë format që përdorni për të promovuar këtë Muze dhe si e prisni që të jetë ky vit sa i takon vizitueshmërisë, duke qenë se parashikohet të kemi një vit të mirë turistik në tërësi?
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar vazhdon të mbledhë, të ruajë dhe të interpretojë vlerat dhe historinë. Me koleksionin e tij shumë të pasur, programet e ndryshme, ekspozitat, aktivitetet, muzeu vazhdon të cilësojë veten si një institucion dinamik, i cili rrit dhe vlerëson më shumë jetën kulturore të komunitetit tonë.
Disa nga prioritetet strategjike janë: programet e ndryshme edukative, ku në fokus janë fëmijët, brezat e rinj, të cilët jo vetëm njihen me historinë, me paraardhësit e tyre, me trashëgiminë kulturore, por sofistikojnë shijet dhe përgatiten për një të ardhme, të konsoliduar për sa u përket vlerave të vërteta artistike.
Promovimi i Muzeut, në shumë forma të ndryshme, si zhvillimi i shumë aktiviteteve, përfshirja e publikut, jo vetëm vendas, mundësitë për studim, informim, njohje, shfaqja dhe publikime në rrjetet sociale, format e reja teknologjike, dixhitale dhe mënyrat e ndryshme si ato qasen kundrejt njerëzve dhe krijimi i lidhjeve midis agjencive turistike vendase dhe të huaja, sjell jo vetëm një numër te lartë vizitorësh, njohje dhe interes, në shkallë të gjerë, bashkëpunime dhe projekte të reja me muzetë homologë në shumë vende të ndryshme, por dhe rritje të vlerave ekonomike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Mosgjetja e punonjësve, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset edhe në fillim të sezonit të ri turistik, ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar te çmimet e restoranteve. Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, pohoi…
Në këtë vit akademik, për herë të parë, numri i nxënësve për mësues në shkollat publike është më i ulët se në shkollat private. Në vitin akademik aktual 2023-2024 në ciklin fillor, një mësues në shkollat publike kishte mesatarisht 15.1 nxënës, ndërsa në sektorin privat,…
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit e tkurri vlerën e aktiveve të sektorit bankar me 30 miliardë lekë vitin e kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në 2023, totali i aktiveve të sektorit bankar u rrit me afërsisht 5% dhe arriti një vlerë totale prej…
Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një plan i shumëpritur për të shndërruar ish-aeroportin e qytetit, në qytetin inteligjeng (smart city) më të madh në Europë,…
Kosova dhe Serbia kanë edhe një parakusht shtesë, i cili lidhet me dialogun. Parakusht për të dyja vendet është që ato të angazhohen në mënyrë konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve mes vete. Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar instrumentin e ri financiar për të mbështetur…
Nga 1 janari 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja për ngritjen e stabilimenteve të prodhimit të filizave që përdoren për mbjellje nga fermerët. Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktohet se për operatorët e…
Një parashikim afatgjatë i Ministrisë së Financave deri në vitin 2053 synon të ulë kostot e shërbimit të borxhit publik (shlyerjen vjetore të interesave dhe principalit) në mënyrë të dukshme deri në vitin 2030, pas një rritje të ndjeshme të pagesave në dy vitet në…
Në Shqipëri, 1 Maji, që teorikisht përkujton protestat e punëtorëve në shekullin XIX, për të kërkuar të drejtën e punës 8-orëshe, e ka humbur me kohë simbolikën e…
Në prill, profesionistëve të lirë iu publikuan në sistem deklaratat për “Këste paraprake të tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi”. Por njoftimi i kësteve, ashtu siç pritej dhe siç ishte paralajmëruar, u shoqërua me reagime të shumta. Debatet lindën kryesisht për shkak të zbatimit…
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1.2 milion qytetarë. Agjencia e Statistika të Kosovës ka njoftuar mbi ecurinë…
Shitjet me pakicë në Eurozonë u rritën në mars, duke shënuar rritjen më të lartë, që nga shtatori 2022. Aksionet europiane reaguan pozitivisht, të nxitura nga…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të motorëve të tij më të fuqishëm…
• Maya Wald, drejtuese e marketingut për një startup teknologjik, ka intervistuar kandidatë për role të ndryshme. • Ajo thotë se shpesh takon kandidatë, që vijnë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…