Çështja Huawei – SHBA duket sikur nuk do të marrë kurrë fund. 6 muaj pas përfshirjes së kolosit kinez në listën e zezë, që ndalon kompanitë amerikane të kenë marrëdhënie tregtare me Huawei, qeveria e SHBA njoftoi një shtyrje dhe me 90 ditë, që anulon në mënyrë efektive urdhrin e Donald Trump.
Çështja Huawei hyn në një kontekst gjeopolitik të ndërlikuar. Nga një anë, presidenti i SHBA që do të mbrojë sigurinë kombëtare, në anën tjetër, kompania kineze (e rrjedhimisht edhe qeveria), e cila në vitet e fundit ka nënshkruar marrëveshje me shumë shoqëri amerikane për shitjen dhe blerjen e përbërësve elektronike. Huawei ka fituar një peshë gjithnjë e më të madhe në SHBA, duke mundësuar rrjetin telefonik në zonat më të largëta të SHBA. Dhe pikërisht për këtë arsye, qeveria e SHBA ka bërë një zgjatje edhe me 90 ditë (deri më 18 shkurt) që u jep mundësinë disa kompanive amerikane të përdorin pajisjet e blera nga Huawei. Masa nuk përfshin kompani si Google, Microsoft e Qualcomm, që nuk mund t’i shesin më pajisje teknologjike kolosit kinez.
Çfarë ndryshon për përdoruesit? A do të ketë ndryshime të mëdha në të ardhmen? Çfarë do të ndodhë pas përfundimit të afatit, a do të mund të përdoren më smartphonet Huawei? Këto janë disa pyetjet më të shpeshta të cilave duhet t’u japim përgjigje. Le ta nisim nga pyetja më e rëndësishme. Ata që kanë një smartphone Huawei nuk duhet të shqetësohen – ata do të vijojnë të marrin azhurnimet e software, ashtu siç ndodhte në të kaluarën. Për pjesën tjetër duhet hedhur dritë.
Çfarë parashikon shtyrja edhe me 90 ditë.
Zgjatja edhe me 90 ditë u konfirmua nga sekretari për Tregtinë i SHBA, Wilbur Ross dhe skadon më 18 shkurt 2020. Arsyet e shtyrjes janë të njëjta si ato të mëparshme. Disa operatorë telefonikë përdorin teknologjinë e Huawei për të çuar sinjalin në zonat më të largëta në SHBA. Por zgjatja nuk e përfshin mundësinë për të nënshkruar marrëveshje tregtare mes kompanisë kineze dhe ato amerikane, në mënyrë të veçantë me Google, Microsoft dhe Qualcomm.
Çfarë ndryshon për dikë që ka një smartphone Huawei
Nëse jeni zotërues i një pajisje Huawei të blerë para pak muajsh, nuk duhet të shqetësoheni. Duke pasur certifikimin Androit, nuk do të keni probleme me përditësimin e software. Në muajt e ardhshëm do të merrni EMUI 10 dhe Android 10.
Diskutimi ndryshon për smartphone Huawei pas ndalimit tregtar. Një shembull është Huawei Mate 30 dhe Huawei Mate 30 ëro. Bëhet fjalë për dy smartphone të fashës së lartë, që dolën në treg në shtator të vitit të kaluar, por u mungon certifikimi Android. Pa këtë të fundit, smartphone nuk mund të kenë Play Store të parainstaluar dhe as shërbimet e Google.
Çfarë do të ndodhë në të ardhmen
Është e vështirë të bësh parashikim për tre muajt e ardhshëm. Ndalimi i Huawei hyn në një kontekst gjeopolitik në zhvillim të vazhdueshëm, me marrëdhëniet mes Kinës dhe SHBA-së në nivele të ulëta historike edhe për shkak të detyrave tregtare të vendosura nga dy kombet. Por situata mendohet se nuk do të ndryshojë nga një moment në tjetrin. Nëse marrëdhëniet ndryshojnë, qeveria e SHBA mund heqë Huawei nga lista e zezë.