Brenda muajit shtator të vitit të ardhshëm qeveria do të ketë përfunduar ndërtimin e zonës së parë industriale në vend.
Të paktën kështu shprehet për TV SCAN, zv/ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Brunilda Paskali. Qendra e parë e këtij lloji do të ndërtohet në zonën mes Durrësit dhe Tiranës, në mënyrë që funksionimi i saj të lehtësojë punën e bizneseve.
Do të merren në konsideratë afërsia me Portin e Durrësit, Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe aksesin në Korridorin e Kaltër, rrugë e cila do të lidhë Shqipërinë me rajonin dhe BE-në.
Prej vitesh në Shqipëri diskutohet ndërtimi i një zone industriale, edhe pse janë shtatë zona të ndryshme në të gjithë vendin. Duhet thënë se, këto zona shtrihen kryesisht në Ultësirën Perëndimore të vendit në një vijë që përshkon rrethin e Vlorës dhe deri në Shëngjin.
Asnjë prej tyre nuk është funksionale, nuk ka asnjë godinë, ndërsa biznesi i huaj ka preferuar që aktivitetin e vetë ta shtrijë sipas mundësive më të mira që ofron Shqipëria.
/Tv Scan
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.