Ritmi rrit performancën duke përmirësuar përqendrimin dhe motivimin. Megjithatë, është gati e pamundur për njerëzit të arrijnë një gjendje stabël të ritmit ndërsa ata i ndërpresin gjatë gjithë ditës. Ndihmoni punonjësit tuaj të arrijnë ritmin e tyre duke ndërmarrë hapa të vegjël për të eleminuar pengesat ndaj produktivitetit.
Për të reduktuar ndërprerjet, lejoni që njerëzittë fikin mesazhet e tyre elektronikë dhe të mbajnë më pak takime. Nxisni punonjësit të përqëndrohen në pjesë më të vogla të punës, dhe të krijojnë cikle më të shkurtër dhe më të dukshëm të raportit sfidë- shpërblim. Si menaxher, ju mund të keni një ndikim të jashtzakonshëm në përqendrimin dhe angazhimin e punonjësve tuaj; këto strategji nuk janë aq të efektshme në qoftë se vetëm një person përpiqet të ndryshojë mënyrën se si ai ose ajo punon.