Nuk është e nevojshme të jesh një vizionar për të bërë parashikime të besueshme. Mjaft të shohësh faktet. Kjo është ajo që ka bërë Mikko Hypponen, një kërkues në F-Secure, një kompani e njohur në sigurinë informatike, i cili ka pohuar se në vitin 2038, smartphone-t nuk do të funksionojnë më.
Eksperti i bazon këto analiza në atë që është cilësuar si “Year 2038 problem – Y2038”, një problem i ngjashëm me “Millenium Bug”. Në praktikë, duke filluar nga janari 2038, shumë pajisje informatike do të kenë probleme me datat. Për pasojë, disa pajisje, duke përfshirë këtu edhe smartphone-t, do të kenë probleme me funksionimin.
Pajisjet që bazohen në standardin Unix do të jenë në gjendje të llogarisin kohën maksimumi deri më 19 janar 2038, ora 3:14:07. Pas kësaj mund të ndodhë një apokalips i vërtetë informatik, i cili do t’u shkaktojë probleme kompjuterëve, tablet-ëve dhe celularëve.
Y2088 do të shënojë fundin e smartphone-ve?
Për shkak të Y2038, që do të ndodhë pas 20 vjetësh, smartphone-t nuk do të jenë më në gjendje të llogarisin kohën. Nuk do të jetë thjesht një çështje “kalendarike”. Siç bën të ditur eksperti Mikko Hypponen, telefonat dhe shumë sisteme të tjera të kompjuterizuara, nuk do të jenë në gjendje të kryejnë disa nga funksionet bazë. Nëpërmjet smartphone-ve, për shembull, nuk do të jemi më në gjendje të kryejmë telefonata.
Do të duhen të kalojnë edhe 20 vjet deri më 19 janar 2038, i cili do t’u shkaktojë shumë probleme pajisjeve të ndryshme. Për këtë duhet bërë diçka për të korrigjuar këtë gabim.