Deri tani tarifa për depozitimin e monedhave metalike ka qenë si për shembull, për dorëzimin e 10.000 euro para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro.
Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se kanë hequr tarifën për depozitimin e monedhave metalike.
Sipas njoftimit të tyre, tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë më këtë tarifë, duke marrë parasysh edhe se kishte dëmtuar rëndë ata.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhdueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike”, është thënë në njoftimin e BQK-së.
Në njoftim të tillë e ka bërë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë duke treguar se është larguar depozitimin e monedhave metalike.
“Në përgjigjen zyrtare të pranuar nga Banka Qendrore e Kosovës drejtuar DhTIK sqarohet se tashmë bizneset nuk detyrohen të paguajnë një tarifë të tillë gjatë depozitimit të monedhave metalike, ndërsa me kërkesë të BQK-së dhe me dakordim paraprak me Drejtuesit e Bankave Komerciale të njëjtën praktikë e kanë zbatuar të gjitha bankat komerciale në vend”.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka theksuar se tash e disa vite vazhdimisht ka kërkuar dhe zhvilluar takime e aktivitete të vazhdueshme duke kërkuar që tarifa për valutat metalike për bizneset të cilëve i’u janë ndaluar 3.7%, 5%, 8% e shumë së dorëzuar gjatë depozitimit të monedhave metalike nga qarkullimi i tyre, të largohet sepse kjo tarifë ka dëmtuar rëndë bizneset të cilat operojnë me monedha metalike.
“Si shembull për ilustrim po sqarojmë se para ndryshimit të tarifës për depozitimin e monedhave metalike nga BQK, për dorëzimin e 10.000 EUR para metalike në bankat komerciale, biznesit i janë ndaluar 370 deri në 500 euro.
Bizneset që janë afektuar më së tepërmi nga kjo tarifë ishin furrat e bukës, marketet, dyqanet e vogla etj., që më së shumti kanë punë me monedha metalike, e të cilat operojnë me marzha shumë të ulëta të fitimit, andaj aplikimi i kësaj tarife ka shkaktuar një barrë të madhe për këto biznese”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.