Për vetëm një javë, në mbi 83 mijë persona udhëtuar kanë kaluar përmes Aeroportit të Prishtinës. Ndërsa gjatë një jave janë realizuar 620 fluturime.
Me liberalizimin e vizave që nga 1 janari është rritur edhe numri i personave që kanë udhëtuar jashtë Kosovës, por dhe atyre që kanë ardhur këtu për festat e fundvitit.
Për vetëm një javë, në mbi 83 mijë persona udhëtuar kanë kaluar përmes aeroportit të Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
E njëjta bëri të ditur se gjatë një jave janë realizuar 620 fluturime.
“83141 persona vajtje-ardhje kanë udhëtuar përmes aeroportit “Adem Jashari”. Janë realizuar 620 fluturime”.
Po ashtu, kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se tri ditët e para të janarit të këtij viti përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
“Në tri ditët e para të janarit 2023 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kanë udhëtuar gjithsej 20 mijë e 163 udhëtarë. Ndërkaq, në tri ditët e para të janarit 2024 kanë udhëtuar 31 mijë e 905 udhëtarë”.
Kjo shifër patjetër që përfshinë një pjesë të madhe të mërgimtarëve të cilët ditët festive i kaluan pranë familjarëve të tyre.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ata mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës.
Sa i përket lëvizjes lirshëm pa viza, qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të zgjasë më shumë se 90 ditë, brenda periudhës 180 ditore. Gjithashtu qytetarët nuk kanë të drejtë pune, pasi për punë duhet vizë tjetër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.