Dojaka fitoi edicionin 2021 të Çmimit LVMH për stilistët e rinj në një ceremoni në Paris, në prani të një jurie me stilistë të famshëm
Nensi Dojaka fitoi të martën edicionin 2021 të Çmimit LVMH për stilistët e rinj, në një ceremoni në Paris, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të famshme, duke shënuar rikthimin fizik të çmimit prestigjioz, pasi finalja e vitit të kaluar u anulua për shkak të pandemisë.
Një stiliste shqiptare për veshje për femra, e cila Jeton në Londër, Dojaka njihet për lingerie që frymëzohen nga slipdresses me prerje grafike dhe detaje sensuale, fansat e së cilës përfshijnë Bella Hadid. E diplomuar në Central Saint Martins, ajo po përgatitet të sjellë në skenë sfilatën e parë fizike më 17 shtator, gjatë London Fashion Week.
Aktorja franceze Isabelle Huppert e zbuloi fituesin e Fondacionit Louis Vuitton, në prani të anëtarëve të jurisë, mes të cilëve Kim Jones nga Dior, Virgil Abloh nga Louis Vuitton, Stella McCartney, Marc Jacobs dhe drejtuesi artistik i Loewe, Jonathan Anderson.
Maria Grazia Chiuri nga Dior mori pjesë në votim, por u largua përpara ceremonisë, ndërkohë stilistja e veshjeve për femra e Vuitton, Nicolas Ghesquière, nuk mundi të marrë pjesë.
Dojaka mundi rreth 1900 kandidatë nga 110 vende dhe fitoi çmimin prej 300 mijë eurosh, si dhe një vit trajnim nga ana e ekspertëve të gjigantit të luksit LVMH Mowt Hennessy Louis Vuitton, shtëpia mëmë e markave si Vuitton, Guerlain, Dom Pérignon e Sephora.
“Faleminderit shumë. Nuk e prisja aspak” – tha stilistja e emocionuar ndërkohë që mori çmimin. Jacobs tha se juria votoi njëzëri për Dojakën. “Për sa mbaj mend, kjo nuk ka ndodhur kurrë” – tha stilistja amerikane, e cila është anëtare e jurisë që nga fillimi i çmimit në vitin 2014.
“Ajo bëri një prezantim me të vërtetë të mirë. Produkti i saj është mjaft origjinal dhe me një këndvështrim unik” – tha Delphine Arnault, mendja e cila qëndron pas çmimit dhe zbuluesja kyç e talenteve në familjen që drejtohet nga LVMH. “Cilësia është me të vërtetë e mirë dhe ajo është një njeri I përulur. Dojaka u emocionua shumë nga ky çmim. Është e mrekullueshme”.
Jones tha se ajo që e bëri për vete është eleganca e linjës. “Ju mund të shihni zotërimin e një kategorie dhe zhvillimin që mund të bëni me të. Nuk njoh asnjë grua që nuk do të donte të mos vishte veshjet e saj e të mos ndihej mirë” – tha ai.
“Fustani i saj i zi na bëri për vete. Mund të jetë modeli i ri klasik” tha Ablog. Ndërsa McCartney u shpreh se si juri, po kërkonte kreativitetin dhe një ndjesi pune të qëndrueshme. “Mendoj se ajo i ka të dy këto elemente. Për mua ajo është mjaft origjinale, e njoh punën e saj menjëherë. Mendoj se kjo është diçka me të vërtetë e rrallë në këtë industri”.
Çmimin LVMH është i hapur për stilistë nën 40 vjeç të cilët kanë prezantuar dhe shitur të paktën dy koleksione për femra, meshkuj apo unisex. Pasi morën pjesë në një showroom dixhital në prill, nëntë finalistët e edicionit 2021 mundën të udhëtojnë në Paris për t’u prezantuar koleksionet e tyre jurisë, me disa që qëndruan edhe 10 ditë në karantinë për të qenë fizikisht të pranishëm në event.
Dojaka synon ta përdorë çmimin për të zgjeruar ekipin e saj, duke theksuar se ajo mund të përdorë ndihmën në prodhim, pasi kohët e fundit ka nisur të punojë me një fabrikë të re në Itali dhe të përdorë pëlhura më të qëndrueshme. “Synoj ta zgjeroj pak ofertën që do të sjell, me më shumë aksesorë dhe ta bëj markën më të plotë” – tha Dojaka.
/ WWD