A keni një peshë normale? Mos u tentoi nga dietat dobësuese: ka të ngjarë t’ju shëndoshin. Ky është një paralajmërim që buron nga shqyrtimi i studimeve të sapopublikuara në Obesity Revieë. Autorët – nga Departamenti i Mjekësisë, Universiteti i Fribourg, Zvicër – janë të bindur se dietat për humbje peshe, sidomos nëse përsëriten, i predispozojnë njerëzit me peshë normale të grumbullojnë më shumë yndyrë se sa kanë humbur.
Por pse këto dieta mund të dëshmojnë kundërproduktivitet në njerëz të me peshë normale? ‘Hipoteza e autorëve zviceran – komenton Fabrizio Pasanisi, Profesor në Universitetin Federico II të Napolit – ka të bëjë pikërisht me gjendjen e fillimit, e cila nuk kërkon reduktim të peshës përmes kufizimit të kalorive që ndikon edhe masën e dobët për të fituar energjinë për të cilën gjithsesi trupi ka nevojë.
Pas humbjes së peshës në peshë normale, organizmi i shëndetshëm, në bazë të ‘kujtesës’ së tij të përbërjes së trupit, do të përpiqet të rivendose si masën e sobët ashtu dhe atë të shëndoshë. Por mesë shëndeti rifitohet më lehtë, pasi personi të kthehet në peshën fillestare do përfundojë duke shtuar dhjam. ‘
Atëherë çfarë këshillash vlejnë për personat me peshë normale por që dëshirojne të përmirësojnë siluetën e tyre? ‘Personi me peshë normale – përgjigjet Lidia Santarpia, një studiues në Universitetin e Napolit Federico II – ka një sistem efikas të rregullimit të peshës dhe nuk ka nevojë për kufizim kalorish: për të patur një siluetë të bukur mjafton të ushqehet në mënyrë të ekuilibruar dhe të ndjekë një veprimtari të përditshme fizike, gjë që përmirëson fiziologjinë dhe tonin e muskujve. ‘