Nokia është gati të kthehet fuqishëm në botën e teknologjisë dhe për këtë është duke u kujdesur deri në detajet më të vogla për eventin e 26 shkurtit në Barcelonë, ku do të prezantojë linjën e re të telefonave.
Pas Nokia 3310 dhe prezantimit të Nokia 6, vijnë lajme të tjera në lidhje me telefonat që kompania finlandeze do të prezantojë në Mobile World Congress 2017 në fund të shkurtit në Barcelonë. Nokia 3 dhe Nokia 5 do të jenë dy smartphone me çmim të ulët.
Përveç Nokia 6, i prezantuar tashmë në Kinë, do të jenë sigurisht dhe Nokia 3 dhe Nokia 5, të cilat do të kenë çmime konkurruese, në sajë të të cilave Nokia synon të bëjë për vete përdoruesit e saj.
Karakteristika të Nokia 3
Nokia 3 mendohet se do të ketë procesor Snapdragon 425, 2GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme dhe sistem Android Nougat 7.0. Ekrani mendohet se do të jetë 5,2 inç me rezolucion 1280 x 720. Kamera e pasme do të jetë 13 megapiksel ndërsa ajo ballore 5 megapiksel. Çmimi i Nokia 3 mendohet të jetë rreth 150 euro.
Karakteristika të Nokia 5
Nokia 5 mendohet se do të ketë procesor SoC Snapdragon 430, 2GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme. Kamera e pasme mund të jetë 12 Megapiksel ndërsa ajo ballore 8 Megapixel. Ekrani, 5,2 inç me rezolucion 1280 x 720. Krahasuar me Nokia 3, çmimi do të jetë rreth 50 euro dhe mund të arrijë rreth 200 euro. Për daljen e Nokia 5 do të duhet të presim prezantimin e saj në Mobile World Congress më 26 shkurt.
Nokia 8…
Përveç Nokia 3, Nokia 5, Nokia 6 (ky i fundit është prezent në tregun kinez) është edhe një smartphone shumë i rëndësishëm – Nokia 8 – Numri 8 simbolizon më të mirën e gjithë gamës së telefonëve të kompanisë finlandeze.
Sipas një dyqani kinez e-commerce, Nokia 8 do të kushtojë rreth 430 euro (3199 juan). Për fat të keq nuk dihet asgjë rreth karakteristikave teknike, por nëse do të konfirmoheshin ato të bëra të ditur pak ditë më parë, do të ishim përballë një smartphone me një raport të mirë cilësi-çmim. Nokia 8 mendohet se do të ketë procesor Snapdragon 835, Android Nougat, 4 GB ose 6 GB RAM dhe 64GB ose 128 GB memorie të brendshme. Kamera e pasme mendohet të jetë 22,3 megapiksel. Për pak ditë do të dimë më shumë.