Sistemi Smart Reply do t’i japë mundësi përdoruesit të zgjedhë ndër disa përgjigje automatike në bazë të përmbajtjes së pyetjes dhe informacioneve sa u përket angazhimeve në axhendën tuaj.
Të jesh në kontakt me dhjetëra miq çdo ditë që ju shkruajnë në aplikacione të ndryshme mund të bëhet së shpejti një veprim shumë më i shpejtë që kërkon thjesht një prekje në ekran. E gjitha kjo falë sistemit të përgjigjeve automatike Reply për të cilën është duke punuar Area 120, pjesë e Google, që po merret me zhvillimin e projektit.
Por kjo nuk është një risi automatike: opsioni Smart Reply është integruar dy vjet më parë te Gmail, për Android Message të përdoruesve të Project Fi (një ide me të cilën Google u përpoq t’i bënte konkurrencë edhe kompanive të telekomunikacionit ) dhe tek Allo, aplikacioni i mesazheve inteligjente i prezantuar nga gjiganti i Mountain View në vitin 2016.
Tek të gjitha chat-et
Nëpërmjet algoritmeve që mbështeten tek Inteligjenca Artificiale, Reply sugjeron tre apo katër përgjigje të shkurtra në bazë të përmbajtjes së email-eve apo pyetjeve në një chat.
Kjo është një mënyrë për t’ju përgjigjur në mënyrë të shpejtë, pa shkruar as edhe një shkronjë të vetme. Por risia e vërtetë e Google do të jetë integrimi i “përgjigjeve inteligjente” mbi gjithë aplikacionet e mesazheve: Hangouts, WhatsApp, Facebook Messenger, Skype, mesazheve direkte në Twitter e Slack. Megjithatë nuk është folur ende se kur do të jetë në dispozicion të gjithë përdoruesve të aplikacioneve.
Nuk përgjigjet nëse jemi në timon dhe konsultohet me axhendën
Reply ofron përgjigje të gatshme në bazë të informacioneve që mbledh rreth vendndodhjes aktuale. Reply jep një përgjigje në varësi të llojit të mjetit që jeni në drejtim apo rrugës që duhet të përshkoni për të arritur në një destinacion. Një risi interesante është funksioni “Do not disturb” që aktivizohet në momentin kur jeni në timon dhe lajmëron personin që jeni duke kontaktuar që nuk mund t’i përgjigjeni mesazheve.
Ndër të tjera duke monitoruar angazhimet e shënuara në axhendë mund t’u komunikojë të tjerëve mundësinë tonë për t’ju përgjigjur. Në këtë mënyrë mund të përgjigjemi pa shumë mundim personave që tentojnë të komunikojnë me ne gjatë ditëve të pushimeve.