Në periudhën 2017-2021, numri i ndërmarrjeve eksportuese dhe importuese është rritur.
Sipas INSTAT numri i ndërmarrjeve eksportuese, në vitin 2021, është 3.184, duke u rritur me 8,8% krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021, pesha e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, është 97%.
Pesha e ndërmarrjeve mikro është 46%, ndërmarrjet e vogla është 35%, ndërmarrjet e mesme është 15% dhe ndërmarrjet e mëdha është 3%.
Në vitin 2021, numri i ndërmarrjeve importuese është 12.112 ndërmarrje, duke u rritur me 7,8% krahasuar me një vit më parë. Pesha e ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme është 98 % të ndërmarrjeve importuese gjithsej.
Pesha për ndërmarrjet mikro (1-9 të punësuar) është 67%, ndërmarrjet e vogla është 24% të ndërmarrjeve importuese gjithsej, ndërmarrjet e mesme është 8% dhe ndërmarrjet e mëdha është 2%.
Në vitin 2021, eksportet e mallrave janë 369 miliard lekë, duke u rritur 35,6% krahasuar me vitin 2020. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 801 miliard lekë, duke u rritur 32,3%, krahasuar me vitin 2020. Në vitin 2021 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72% të eksporteve të mallrave, duke arritur vlerën 266 miliard lekë.
Eksportet në vendet e BE u rritën me 31,1%, krahasuar me vitin 2020. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 54% të importeve të mallrave, duke arritur vlerën 435 miliard lekë. Importet nga këto vende u rritën me 24,1%, krahasuar me vitin 2020.
Në vitin 2021, partneri ynë kryesor për eksportet dhe importet vazhdon të jetë Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është 156 miliard lekë, duke u rritur 26,1% krahasuar me vitin 2020. Ndërsa vlera e importeve është 194 miliard lekë, duke u rritur 27,9%, krahasuar me vitin 2020.
Ndërmarrjet që operojnë në tregti dominojnë ndërmarrjet importuese në vitin 2021. Këto ndërmarrje kryejnë 56% të vlerë së importeve, duke u rritur me 27,4% krahasuar me 2020.
Për vitin 2021, më shumë se gjysmën e eksporteve e kryejnë 100 ndërmarrjet më të mëdha (61%), ndërsa më shumë se gjysmën e importeve e kryejnë 200 ndërmarrjet më të mëdha (53%). Në vitin 2021, dominojnë ndërmarrjet që eksportojnë drejt 1 vendi partner.
Ato kryejnë 29%, të vlerës së eksporteve, ndjekur nga ndërmarrjet që eksportojnë drejt 3-5 vendeve partnere (26%). Në vitin 2021, dominojnë ndërmarrjet që importojnë nga 10 ose më shumë vende partnere. Këto ndërmarrje kryejnë 55% vlerës së importeve, ndjekur nga ndërmarrjet që importojnë nga 3-5 vende partnere (16% ).
Gjatë vitit 2021 deficiti tregtar është përkeqësuar duke u rritur 29,6% krahasuar me vitin 2020. Gjatë periudhës 4-vjeçare (2017-2021) vihet re një tendencë rritje e eksporteve dhe importeve. Në vitin 2021 pesha e eksporteve është 32%, duke u rritur 35,6% krahasuar me vitin 2020. Ndërsa pesha e importeve në vitin 2021 është 68%, duke u rritur 32,3% krahasuar me vitin 2020.
Për vitin 2021 më të eksportuara janë grupet e produkteve: “Mallra të përpunuara” me 59%, duke u rritur me 29,9%, “Lëndët djegëse” me 14% duke u rritur me 118,9, “Ushqime dhe kafshë të gjalla” me 10% të eksporteve, duke u rritur me 14,0% dhe “Makineri dhe pajisje transporti” me 8%, duke u rritur me 28,6% krahasuar me vitin 2020.
Grup produktet që dominojnë importin për vitin 2021 janë: “Mallra të përpunuara” me 35%, duke u rritur me 29,9%, “Makineri dhe pajisje transporti” me 21%, duke u rritur me 28,1% dhe “Lëndët djegëse” me 13%, duke u rritur 98,1% krahasuar me vitin 2020.
Tregtia e jashtme e mallrave sipas rajoneve kryesore Në vitin 2021 pesha e eksporteve në vendet e BE është 72%, duke u duke u rritur me 31,1% krahasuar me vitin 2020. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e BE është 54% të importeve duke u rritur me 24,1%, krahasuar me vitin 2020.
Pesha e eksporteve në vendet e CEFTA-s është 19%, duke u rritur me 42,5% krahasuar me vitin 2020. Ndërsa pesha e importeve nga vendet e CEFTA-s është 8% të importeve duke u rritur me 46,5%, krahasuar me një vit më parë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.