Papa Francis ka paralajmëruar se paratë rrezikojnë të ‘infektojnë’ futbollin dhe bëri thirrje për një kthim drejt dinjitetit sportive gjatë një takimi në Vatikan me lojtarë nga finalistët e Kupës italiane.
‘Futbolli tanimë është kthyer në një biznes të madh për shkak të reklamave, televizionit etj. Por faktori ekonomik nuk duhet të mbizotërojë mbi atë sportive, sepse rrezikon të ‘ndosë’ gjithçka, ‘i tha ai atyre.
‘Si djalë i ri, dikur veja shpesh në stadium. Unë kam kujtime të lumtura – momente të gëzueshme, të dielave, me familjen time. Unë shpresoj që futbolli dhe sportet në përgjithësi ta rifitojnë atë ndjesi feste, ‘tha ai.