Kryetari i Odës Ekonomik, Berat Rukiqi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që sa më parë të zbatojë Pakon e rimëkëmbjes për bizneset. Rukiqi ka paralajmëruar që në rast vonohet kjo pako sikurse pakoja emergjente, ekonomia e Kosovës do të ketë humbje të mëdha. Kurse, Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu ka thënë se mbyllja do të jetë vërtete fatale për ekonomin e Kosovës.
Pas hyrjes në fuqi të masave të ndërmarra nga Qeveria për parandalimin e koronavirusit, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se ekonomia në Kosovë do të dëmtohet edhe më shumë.
Teksa ka folur për dëmet në ekonomi, Rukiqi në një konferencë për media u shpreh se rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim dhe jo me mbyllje të bizneseve dhe me kufizim të lëvizjeve.
Ai madje deklaroi se asnjë biznes nuk ka kapacitet të vetë që të përballojë këtë situatë të krijuar për një kohë të gjatë, duke qenë të sinqertë as deri në fund të këtij muaji.
“Ne presim që sa më parë të ketë hapa në rimëkëmbjen ekonomike. Qeveria përfshirë edhe Parlamenti deri më tani minimalisht kanë arritur t’iu dalin ballë sfidave nga pandemia dhe nëse s’ka veprime të shpejta që nënkuptohet në rastin e asaj që kat ë bëjë me ekonominë në dy javët në vijim, ne rrezikojmë humbjen e mijëra bizneseve dhe humbjen e punëve. Mungon qasja në financave, likuiditeti dhe asnjë biznes s’e ka kapacitetin e vetë që të përballojë këtë për një kohë më të gjatë se sa edhe të jemi të sinqertë, fundi i këtij muaji. Rritja e rasteve duhet të parandalohet me vetëdijesim dhe kjo konferencë është në ketë pikë, e jo me mbyllje të bizneseve apo me kufizim të lëvizjes”, tha Rukiqi.
Sipas tij për të gjithë ata që nuk respektojnë masat parandaluese të ketë ndëshkime, pra të mbyllen bizneset që nuk zbatojnë masat parandaluese e jo të gjitha.
“Porosia ime sot në emër të komunitetit të bizneseve për të gjithë është e thjeshtë: Virusi COVID-19 është këtu për të qëndruar gjatë dhe ne duhet të mësohemi të jetojmë me të. Siç duket pas lehtësimit të masave në fillim të muajit qershor dhe një dinamike të re, e fituam të gjithë një lloj komoditetit që pastaj pak a shumë na lloji edhe nga presioni për të vepruar edhe në menaxhimin e situatës me pandeminë, por edhe në pasojat me ekonominë prandaj e cilësuam të rëndësishme t’i kthehemi një mobilizimi që ka dy synime. Në parandalimin e pandemisë dhe në anën tjetër në rritjen e presionit për institucionet e vendit për veprime konkrete që e rimëkëmbin ekonominë e vendit. Nënkupton që ne para se gjithashtu duhen ndryshuar sjelljet tona, përditshmërinë tonë, por edhe mënyrën e të bërit biznes”, tha Rukiqi.
I pari i Odës Ekonomike të Kosovës deklaroi se qëllimi i përbashkët është angazhimi i gjithanshëm për të bindur shoqërinë kosovare, aktorët e shoqërinë sonë, qytetarët qofshin ata në biznese apo jo që t’i përmbahen rregullave për parandalimin e këtij virusi.
“Për t’i bindur se duhet ndryhu sjelljet konform parandalimit të valëve të reja të pandemisë COVID-19. Parandalimi i valëve të reja të pandemisë varet kryekëput nga ajo se sa kujdesemi ne për veten dhe sa kujdesemi ne për të tjerët. Për të gjithë ata që nuk respektojnë masat parandaluese të ketë ndëshkime, pasi që përfaqësojë bizneset fuqishëm bëjë thirrje që të mbyllen ato biznese që nuk zbatojnë masat parandaluese”, tha Rukiqi.
Kurse, Eksperti i ekonomisë, dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka thënë se mbyllja do të jetë vërtete fatale për ekonomin e Kosovës.
Ai ka thënë se duhet bërë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me koronavirusin të varroset Kosova edhe ekonomikisht.
“I dëgjova me vëmendje masat e prezantuar nga kryeministri Hoti, por definitivështë duhet të kuptohet që mbyllja e ekonomisë nuk është zgjidhje. Ne kemi pësuar bukur shumë nga mbyllja e ekonomisë në muajin mars, prill maj edhe qershor dhe nëse do të vazhdohet kështu vërtetë situate do të jetë edhe më e tensionuar sidomos në aspektin social. Prandaj, duhet të përcaktohen kriteret, duhet të vetëdijesohen qytetarët duhet të ketë kontrolle dhe kuptohet që frymëmarrja ekonomike shumë është e nevojshme. Në këtë drejtim besoj që duhet të bëjmë më tepër që ekonomia dhe ardhmëria ekonomike të ketë kontiunitet dhe jo bashkë me virusin dhe bashkë me këto momente të vështira të varroset Kosova edhe ekonomikisht”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai po ashtu ka thënë se Kosova është në pikën më kritike sa i përket buxhetit, derisa ka kërkuar kujdes për shëndetin, por jo mbyllje të ekonomisë.
“Ju e dini që vendet e rajonit kanë marr masa për të mbështetur sektorin privat për të mbështet ekonomit të tyre, Kosova nuk e ka ketë potencial. Sot jena në pikën me kritikë sa i përket buxhetit dhe ndoshta jemi shteti i vetëm në Evropë dhe në botë që nuk mundur t’i përmbush premtimet e pakos së parë emergjente. Prandaj mbyllja do të jetë vërtete fatale”.
Masat e Qeverisë që kanë hyrë në fuqi dje.
Institucionet publike dhe private në Republikën e Kosovës obligohen ta reduktojnë numrin e të punësuarve vetëm në nivel të stafit të domosdoshëm (institucionet përkatëse do të sqarojnë me qarkore të veçanta se çfarë paraqet staf të domosdoshëm për to).
Institucioneve shëndetësore publike dhe private u rekomandohet t’i reduktojnë shërbimet shëndetësore joesenciale.
Kërkohet nga të gjitha komunat t”i riaktivizojnë plotësisht shtabet e tyre lokale.
Nga data 6 korrik 2020, të gjitha subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafeteritë, klubet e natës dhe të ngjashme):Iu ndalohet funksionimi nga ora 21:00 deri në 05:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës;Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura duke respektuar distancën prej 1.5 metrash hapësirë ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete).
Të gjitha subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.
Obligohen Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet përkatëse shëndetësore të ndërtojnë strategji adekuate mediatike për informim të qytetarëve.
Në përputhje me kërkesat e Inspektoratit Sanitar, të gjitha inspektoratet e tjera i vënë në dispozicion kapacitetet e veta për të mbikëqyrur zbatimin e masave në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Obligohet Ministria e Shëndetësisë të përgatisë “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me Covid 19” dhe ta sjellë për miratim në Qeveri brenda një jave.
Ministria e Shëndetësisë përgatit dhe dorëzon në Qeveri në baza javore raportin për zbatimin e këtij vendimi.
Obligohen institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij Vendimi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.