Zëvendës kryetari i Bashkisë së Parisit, Emmanuel Gregoire, ka thënë për të përditshmen Le Parisien se ky qytet synon të kufizojë në maksimum numrin e atobuzëve turistikë që vizitojnë Parisin, sidomos qendrën e tij.
Të gjithë turistët mund të përdorin transportin publik, mund të marrin me qira biçikleta apo edhe mund të shëtisin dhe të eksplorojnë vende të ndryshme turistike në këmbë.
“Ne jemi të lodhur nga rrumuja dhe kaosi që krijojnë autobuzët turistikë të mbushur plot me turistë kur ndalojë në disa prej pikave më të rëndësishme turistike. Në një ditë të zakonshme, jo në pikun e sezonit, Parisi duket si një qytet i pushtuar nga autobuzët plot me turistë. Ngado që të hedhësh shikimin, ndeshesh me një prej tyre”, vazhdon më tej z. Gregoire.
Z. Gregoire u shpreh se autoritetet lokale ishin duke pritur miratimin e një legjislacioni të ri që do të reduktonte trafikun e krijuar nga autobuzët turistikë, duke krijuar parkingje që në hyrje të qytetit, për të shmangur kështu hyrjen e tyre deri në qendër të tij.
Ky legjislacion i ri pritet t’i japë më shumë fuqi për të vepruar autotiteteve lokale për të rregulluar trafikun brenda qytetit.
Ai vazhdoi më tej duke thënë se guidat turistike duhet të mësohen që të zhvillojnë ture me biçikleta apo ture në këmbë, duke e pasjisur secilin prej turistëve më kufje. Kjo lëvizje e jona nuk është vetëm për të shmangur kaosin e krijuar nga turistwt por mbi të gjitha është edhe në mbrojtje të mjedisit, duke evituar kështu ndotjen e ajrit e cila është në nivele të larta.
Duke qenë se Franca është një prej shteteve më të vizituara në botë, me një rekord turistësh prej 89.4 milionë turistësh gjatë vitit të kaluar (nga 86.9 milionë turistë në 2017), ne shpresojmë në mirëkuptimin e qeverisë qendrore dhe në miratimin sa më parë të jetë e mundur të legjislacionit të ri, përfundoi z. Gregoire.
Burimi: Daily Mail