Ekonomistët dhe ekspertët kontabël bëjnë thirrje për bizneset e vogla që të informohen për të shmangur gjobat dhe QKR apelon për përdorimin e formatit të regjistrimit online për të shmangur radhët…
Nga Deada Hyka
Dyqanet e mbyllura në rrugët kryesore në Tiranë vijuan të mbeten me tënjëjtin trend edhe në javën e dytë të “luftës kundër informalitetit”. Ndonjë syresh ishte rihapur (raste të rralla) duke plotësuar edhe të gjitha kushtet e formalitetit të biznesit që drejton.
Por, një tjetër fenomen që ndodhi javën e dytë të këtij aksioniishin: rritja e çmimeve të disa produkteve si cigare, fast-food, të shërbimeve si rrobaqepësi, parukeri etj., si dhe shfaqja sërish e ambulantëve në rrugët e Tiranës, të cilët duket se nuk ndihen të kërcënuar nga kontrollet, grupet e të cilëve janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë.
Radhët në zyrat e QKR-së vijuan me të njëjtin intensitet si javën e parë, saqë drejtuesit e këtij institucioni u drejtohen të gjithë bizneseve, të cilët presin për t’u formalizuar, që të përdorin formatin online që ky institucion ofron.
TË DHËNAT E SHTATORIT
Të shumtëishin ekspertët e kontabilitetit dhe taksave, të cilët pohuan se ashpërsimii gjobave për shkeljet tatimore ndikon drejtpërdrejt në klimën e biznesit në vend. Por, aty ku ata ngulin këmbë, është pika e informimit.
Gledis Shehu, ekspert fiskal dhe kontabilist, tregon se ajo për të cilën ka nevojë biznesi në vendin tonë është zhbalancimii konkurrencës së më të fortit, si dhe informimi rreth dokumentacionit të rregullt që i nevojitet një biznesi.
“Pa dyshim që gjobat nuk ndikojnë mirë në klimën e biznesit, por e rëndësishme është se gjithkush që bën biznes, duhet të bëjë një biznes-plan të saktë dhe dokumentacionin ta ketë konform legjislacionit në fuqi. Legjislacioni tatimor në shumë raste është i ngurtë dhe nuk e lejon biznesin që të ketë frymëmarrjen e tij, por këto ndryshime vijnë mbasi kemi formalizuar tregun dhe kemi rregulluar – ‘zhbalancuar konkurrencën e më të fortit’”- deklaron z. Shehu.
“Biznesii vogël, përpara se të hapë biznes, duhet të vijë në zyrat e specializuara, nga ku mund të marrë njohuri dhe parashikime mbi kostot e biznesit të tij, përpara se të marrëiniciativën. Kjo do të sjellë pa dyshim dhe rënien e kredive të këqija, pasi Biznes-Plani nuk do të behet më, vetëm për të bindur bankën, ‘për të marrë disa fonde më tepër’, por do të bëhet për të qenë të sigurt nga risqet që paraqet tregu dhe kostot administrative dhe fiskale”,- përfundon z. Shehu.
Nga ana tjetër, kontabilistiIlir Daiu thotë për ‘Monitor’ se, nuk ka qenë nivelii aktual igjobave apo sanksioneve që ka ndikuar në masën e informalitetit në ekonominë shqiptare.
“Mendoj se sanksionet e tanishme, në shumë raste, kryesisht për biznesin e vogël, janë të larta dhe aspak liberale. Në këndvështrimin tim, është shpesh (në rastin më të mirë) toleranca e organeve tatimore në mosdisiplinimin apo mospasjes në kontroll të bizneseve.” – thekson ai.
Eksperti sugjeron se përpara sesa fokusi të vihet tek gjobat, do të ishte mirë që të informohet biznesi sesa i kushton formalizimi një aktiviteti ekonomik, duke i ndarë ato të grupuara sipas karakteristikave.
“Çdo kategori biznesi ka karakteristikat e veta dhe analiza duhet të jetë e veçantë dhe e detajuar për çdo kategori biznesi.
Në kontaktet që kemi vazhdimisht me biznesin e vogël, kemi konstatuar se janë të painformuar rreth kërkesave dhe detyrimeve për të qenë formalë dhe orientohen vetëm nga fryma e përgjithshme që ekziston, që të shmangin detyrimet, pa e ditur se çfarë realisht shmangin.(kjo për bizneset e vogla kryesisht familjare). Për disa biznese të tjera që janë të regjistruara të vogla dhe që realisht janë të mëdha, kërkohet një analizë tjetër. Në këto raste, pavarësisht dëshirës për të shmangur, kemi konstatuar se shpesh janë të detyruara të veprojnë kështu, pasi kompanitë e mëdha që i furnizojnë me mallra, shpesh nuk i japin fatura tatimore shitje apo në shumë raste i japin me vlera më të vogla, çka nuk i lejon kësaj kategorie që t’i njihen shpenzimet e blerjes së mallit”, – tregon z. Daiu.
Eksperti kontabël tregon se, kontrollet e vazhdueshme nga Inspektorati Shtetëror i Punës, AKU, krijojnë një pengesë në perceptimin e lehtësirave të biznesit. Ai sugjeron se paralelisht, duhen të shtrëngohen masat ndaj selektivitetit të ushtrimit të së drejtës së gjobave nga punonjësit e organeve tatimore dhe të krijohen ekipe profesionistësh, të cilët duhet të jenë të përgatitur edhe moralisht dhe të ndërgjegjshëm për detyrën që kryejnë.
“Sistemii shpërblimit të punonjësve të organeve tatimore mbi bazë perfomance do të krijonteklimë më të mirë të marrëdhënieve midis biznesit dhe organeve tatimore”, – thekson ai, duke shtuar se, sistemii gjobave është elementii fundit që duhet të konsiderohet në strategjinë e përgjithshme të luftës kundër informalitetit, të paktën për biznesin e vogël.
I pyetur për panoramën e mbylljes së shumë bizneseve që nga java e shkuar, z. Daiu thotë se, është e natyrshme që shumë biznese mbyllen, por kjo jo për shkak të sistemit tatimor sesa për vetë aftësitë e tyre mbijetuese. “Është e rëndësishme që biznesi të mos mbyllet nga klima që krijohet nëse vihet theksi vetëm te ndëshkimi”, – përfundon ai.
QKR: Ja se si mund të regjistroheni online
Në faqen zyrtare të QKR-së, të portalit e-Albania, por edhe në atë të Bashkisë së Tiranës është e mundur që të bëhen online aplikime për regjistrime fillestare. E kjo pa asnjë penalitet. Kreu i këtij institucioni prej ditësh tashmë ka bërë thirrje për aplikime të tilla, në mënyrë të tillë që të shmangen radhët e gjata, në zyrat e QKR-së, që duket se nuk po përballojnë “prurjet” e formalizimit. Informacioni që të jepet në këto zyra të qartëson se aplikimi online nuk ka kosto dhe se nevojiten disa hapa bazë për kryerjen e saj.
Për aplikimin online,individi/kompania duhet të krijojë profilin e tij në portal, nëpërmjet hedhjes së të dhënave të kartës së identitetit (SSN) në e-Albania (të cilat automatikisht verifikohen në databazën e gjendjes civile).Me krijimin e profilit siindivid, ai do të mund të përdorë shërbimet elektronike, siç mund të jetë regjistrimi për herë të parë si biznes. Krijimii profilit të biznesit kalon në dy momente verifikimi:
Së pari, nëpërmjet kartës së identitetit, duke verifikuar të dhënat e individit në Regjistrin e Gjendjes Civile.
Së dyti, në regjistrin e QKR-së, ku verifikohet ekzistenca e biznesit.
Kreu i QKR-së, Vasilika Vjero, bën të ditur regjistrimi online i biznesit ka disa avantazhe, sidomos në ditët e fluksit, ku vetëm në ditët e para të muajit shtator, u regjistruan 4,847 biznese ose 3,8 herë më shumë se 2014.
“Ky lloj aplikimi bëhet pa pagesë apo kosto shtesë, kryhet në vetëm 8 orë; shoqërohet me ulje të numrit të vizitave me 30% në qendër dhe 10% në sportelet e rretheve.QKR-ja e shikon këtë si një proces që do të forcojë besimin reciprok të administratës dhe biznesit, duke garantuar aplikimetë sigurta; shërbimetë shpejta, të pandërprera dhe pa kosto; rritjetë transparencës dhe uljen e korrupsionit”, – përfundon znj. Vjero.
Pikën të cilën duket se jo vetëm aktorët e tregut, por tashmë edhe QKR po thekson, ështënevoja e patjetërsueshme e një eksperti të fushës në kryerjen e veprimeve. Mund ta quajmë edhe “boom-ii ekonomistëve”, për të cilët duket se tashmë bizneset (kryesisht ata të vogla që nuk kanë pasur) duhet t’i drejtohen, jo vetëm për regjistrimet, por edhe në raste vështirësish apo pyetjesh të mëtejshme në zhvillimin e biznesit.
Znj. Vjero thekson edhe problematikat që po hasen në këtë proces, gjatë të cilave, regjistrimii një adrese të saktë duket ai mëi evidentuari.
“Duhet që patjetër subjekti ose personi fizik të japë gjatë regjistrimit një adresë të saktë dhe të vlefshme, pasi në të kundërt aplikimi nuk pranohet. Një problem qëështë hasur shpesh është mungesa e kontratave të rregullta të qirasë, shumë biznese nuk kanë adresa të sakta, pasi nuk paguajnë kontrata të rregullta etj.”, – tregon znj. Vjero.
Këshillat e dhëna për regjistrimin online:
Biznesi duhet të ketë adresa të vlefshme email-i, pasi në të kundërt nuk vjen konfirmimi.
Te formularii aplikimit,çdo shenjë me të kuqe duhet të mbushet në mënyrë të detyrueshme
Të bëhet kujdes te formularii aplikimit te seksioni “Deklarime të detyrueshme” (ku janë xhiroja, sigurimet)
Të bëhet kujdes te “Nomenklatura e Veprimtarive” për të gjetur Kodin NVE (Të konsultohet faqja e INSTAT te seksionii Metodologjisë)
Personi njoftohet me email për përfundimin e aplikimit, nëse është pranuar apo jo. Më pas, nga QKR atij i dërgohet po me email Certifikata e Regjistrimit
Biznesimund ta printojë këtë dokument dhe e mban nëambientet e subjektit të tij. Gjithashtu ai mund të paraqitet pranë sporteleve të QKR për ta vulosur, por autoritetet tregojnë se kjo nuk ështëe detyrueshme dhe se nuk mund të sanksionohen, pasi vërtetësia e saj mund të verifikohet lehtësisht online.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.