Çfarë ka më bukur dhe relaksuese në dimër se sa të notosh në një pishinë të ngrohtë, ndërkohë që jashtë bie borë dhe temperatura është nën 0 gradë Celsius?
Më poshtë janë pesë hotele me pishina të hapura të ngrohta gjatë gjithë vitit.
LeCrans Hotel & Spa, Vallese, Zvicër
Ky resort me 15 dhoma (ndër të cilat tetë janë suita luksi) është një ndër më të bukurit në Zvicër. Në hotel ndodhet një pishinë e mbyllur, një pishinë e hapur dhe një vaskë hidromasazhi e mrekullueshme me një peizazh që të lë pa frymë në Alpe.
Amangani, Jackson Hole, Wyoming, SHBA
Amangani do të thotë “shtëpia e paqes” dhe në të vërtetë ky është një emër i gjetur për këtë hotel që ndodhet 2 mijë metra mbi nivelin e detit, në luginat e egra të Wyoming, me një panoramë të mrekullueshme mbi malet Rocky. Në dimër, hoteli rrethohet nga bora, por klientët mund të notojnë në ujin e ngrohtë, 27 gradë të pishinës së hapur, e gjatë 30 metra.
Hotel Villa Honegg, Lucernë, Zvicër
Vetëm 20 minuta larg qytetit të famshëm të Lucernës, Hoteli Villa Honegg ka vetëm 23 dhoma. Hoteli, i cili ndodhet 1 mijë metra mbi nivelin e detit, është krijuar nga një shtëpi private, e ndërtuar në vitin 1905 në malin Bürgenstock. Do t’ju duket sikur jeni në një ëndërr – pishina e hapur ka pamje në liqenin e Lucernës dhe mbi malet ngjitur.
Blue Lagoon Geothermal Spa, Grindavík, Islandë
Nuk është një hotel, por një lagunë artificiale dhe një nga atraksionet më të vizituara të Islandës. Vetëm 50 minuta me makinë nga kryeqyteti i Reikjavikut, kjo lagunë është e pasur me silic dhe squfur, ku temperatura mesatare arrin 37-29 gradë Celsius, ndërsa gjithçka rreth e qark është e mbuluar me borë.
Wildflower Hall, Shimla në Himalaja, Shimla, Indi
Njëherë e një kohë, rezidencë verore dhe strehë e gjeneralit britanik Lord Kitchener, ky pallat kolonial ndodhet 2500 metra mbi nivelin e detit, në vargmalin e Himalajave. Pamja që rrethon pishinën e hapur është e mrekullueshme.