Ditëve të fundit ka pasur disa zëra lidhur me faktin se tarifa e lejes së drejtimit do të pësojë një rritje, gati në dyfishimin e saj.
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Arben Pinari, ka deklaruar këto janë vetëm spekullime në treg pasi të gjitha ndryshimet që janë bërë në Kodin Rrugor dhe ato çfarë mendohet të bëhen nuk do të prekin kostot e shërbimit.
“Ka patur një amulli sa i përket dyfishimit të çmimit të patentës. Sot jemi në një ekonomi tregu, çmimet rregullohen nga raportet kërkesë-ofertë, por natyrisht ka disa tarifa shtetërore të cilat ato nuk janë detyrim i autoshkollës por janë detyrim i kursantit. Ato janë tarifa shtetërore të cilat nuk kanë ndryshuar dhe në ndryshimet e fundit ligjore nuk është prekur aspak ajo që duhet të influenconte tek kostoja e shërbimit. Të gjithë ndryshimet ligjore që janë bërë dhe çfarë mendohet të bëhet nuk kanë prekur kostot e shërbimit”- është shprehur Pinari, në emisionin “Ditë e Re”, në Ora News.
Ndërsa duke u ndalur tek rëndësia e patentës me pikë , Pinari tha se ky është elementi i disiplinimit dhe ka një rëndësi tepër të madhe dhe sipas hierarkisë duhet të vijnë më pas dhe masat financiare ndëshkuese nëpërmjet gjobave.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.