“Pas blerjes së aseteve të përzgjedhura dhe detyrimeve të ATE Bank , Piraeus Bank vazhdon të luajë një rol udhëheqës në ristrukturimin e sektorit bankar grek. Shtimi i GENIKI Bank do të forcojë më tej kapitalin tonë dhe burimet e financimit gjithashtu përmirësojnë pozicionimin tonë për rikapitalizimin e ardhshëm.”
Kjo marrëveshje vjen në kuadër të procesit të përcaktuar nga Banka e Greqisë dhe Fondit të Stabilitetit Financiar Grek (HFSF) duke synuar ristrukturimin e sistemit bankar grek dhe forcimin e stabilitetit financiar. Afatet dhe kushtet e transaksionit janë miratuar nga HFSF. Transaksioni pritet të përfundojë para mbylljes së vitit 2012 dhe do t’i nënshtrohet miratimeve përfundimtare rregullatore.