Një projektligj i ri, diskutimi i të cilit do të nisë nga viti i ardhshëm, propozon shfuqizimin e licencave për disa pjesë të caktuara të mjeteve rrugore me/ pa rimorkio, sipas specifikimeve të mëposhtme. Bëhet fjalë për “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove”, me kodin VII.3.B.3, “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe ose të rimorkiove të autorizuara nga prodhuesi”, me kodin VII.3.B.3, “Agjenci që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove”, me kodin VII.3.B.4.
Me shfuqizimin e këtyre licencave, argumenton pr.ligji, ushtrimi i veprimtarive të tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove; tregtimit të pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe ose të rimorkiove të autorizuara nga prodhuesi dhe agjencive që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove do të jenë të lira.
Ndërkohë, ky projektligj parashikon se tashmë ushtrimi i veprimtarisë së një agjencie kryhet nga subjekte në përputhje me dispozitat e këtij ligji. Subjektet duhet të kenë të regjistruar në regjistrin tregtar si objekt të veprimtarisë së tyre trajtimin e praktikave të qarkullimit të mjeteve me motor. Gjithashtu, ushtrimi i veprimtarisë së shitblerjes, të ndërmjetësimit, të autoriparimit për mjetet rrugore me motor dhe rimorkiot, të autorizuara nga prodhuesi i tyre, kryhet nga subjektet juridike, në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe që kanë të regjistruar në regjistrin tregtar, si objekt të veprimtarisë së tyre, ushtrimin e këtyre veprimtarive.
Projektligji , i hartuar nga strukturat përkatëse teknike të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nuk ka efekte financiare në buxhet.
Në relacion shpjegohet se me anë të këtyre ndryshimeve synohet të arrihet për këto biznese në treg:
- a) reduktimi i barrierave administrative;
- b) liberalizimi i tregut;
- c) përmirësimi i mëtejshëm i klimës së biznesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ligji me absurd qe vetem ne shqiperi ekziston. Te duhet nje inxhinier qe te sheses pjese kembimi.Mbasi u ngopen me gjoba bizneset dhe leket per ato provimet e aftesimit profesional , U kujtuhan ta heqin.
Keto jane letsimet per biznes qe ben qeveria jone , masi i vendos vete dhe pastaj i heq , Dhe e quan si letesim . Vajmedet ne cfar vendi rrojme