Sipas një raporti zyrtar të Football Association, shpenzimet e klubeve angleze për ndërmjetësit kanë qenë më shumë se 260 milionë sterlina në vitin 2018, në rritje me 23,2% krahasuar me 211 milionë euro në sezonin 2017/2018.
Kjo shifër është në rritje të vazhdueshme nga viti në vit, duke marrë në konsideratë që në sezonin 2016/2017, shpenzimet për agjentët dhe ndërmjetësit prekën shifrën 174 milionë sterlina, ndërsa në sezonin 2014/2015, shpenzimet ishin 130 milionë sterlina.
Në praktikë, në katër vjet, komisionet e kubeve të Premier League ndaj agjentëve janë rritur me 100%.
Ndër shoqëritë që kanë shpenzuar më shumë spikat Liverpool, në vend të parë me 43 milionë sterlina. Pas tij, por me mjaft distancë, Chelsea dhe dy klubet e Mançesterit.
Londinezët kanë shpenzuar 26 milionë sterlina. Manchester City renditet në vend të tretë me 24 milionë sterlina, ndërsa Manchester United renditet në vend të katërt, me 20 milionë sterlina. Në vend të pestë, klubi i Everton, ku komisionet prekin shifrën 19 milionë sterlina. Në fund të renditjes është klubi i Cardiff, me vetëm 2,8 milionë sterlina.