Kur shtrohet çështja se sa progresiv duhet të jetë tatimi mbi të ardhurat, përgjigjja varet nga çështje të rëndomta si ajo se si u përgjigjen tatimpaguesit përqindjeve të larta tatimore, si dhe nga çështje të thella siç janë roli i saktë i qeverisë dhe si duhet ta vlerësojë shoqëria shqiptare një lek në duart e një familje me të ardhura të ulëta kundrejt një lek në duart e një familje me të ardhura të mëdha. Struktura e tatimit progresiv është ajo në të cilën përcaktohet detyrimi tatimor i familjes ose i individit (një fraksion i të ardhurave të tyre), që rritet me rritjen e të ardhurave; për shembull, supozohet se përqindja e tatimit për një familje me të ardhura 20 000 lekë është 20 për qind, ndërsa përqindja e tatimit për një familje me të ardhura 200 000 lekë është 30 për qind, gjë që dëshmon se struktura tatimore gjatë kësaj hapësire të ardhurash është progresive dhe se një strukturë tatimore është më progresive në qoftë se përqindja mesatare e tatimit rritet më shpejt me rritjen e të ardhurave.
Sa progresiv duhet të jetë tatimi mbi të ardhurat
Kur shtrohet çështja se sa progresiv duhet të jetë tatimi mbi të ardhurat, përgjigjja varet nga çështje të rëndomta si ajo se si u përgjigjen tatimpaguesit përqindjeve të larta tatimore, si dhe nga çështje të thella siç janë roli i saktë i qeverisë dhe si duhet ta vlerësojë shoqëria shqiptare një lek në duart e një familje me të ardhura të ulëta kundrejt një lek në duart e një familje me të ardhura të mëdha.
Tradicionalisht, ekonomistët kanë marrë në konsideratë tre rrugëzgjidhje të ndryshme për këtë çështje:
(1) sipas parimit të përfitimit: tatimet mendohen si një pagesë për shërbimet që qeveria u siguron qytetarëve dhe sipas këtij parimi, të ardhurat duhet të rriten ku është e mundur nga përdoruesi i kuotave të shërbimit. Ndërkohë që kjo mund të jetë një politikë e ndjeshme për pranimin e ndërtimit të një parku kombëtar, nuk është po aq e qëndrueshme për të financuar veprimtari të tjera të qeverisë, gjë që lyp pyetjen si duhen matur përfitimet e çdo tatimi të paguar nga tatimpaguesit për mallra të siguruar publikisht si mbrojta, ose sistemi i drejtësisë;
(2) sipas parimit të aftësisë për të paguar: barrët tatimore duhet të lidhen jo tek ajo çfarë marrin tatimpaguesit nga qeveria, por më saktë me aftësinë e tyre për ta mbajtur barrën tatimore (pra, të tolerojnë një sakrificë dhe arsyetimi nga e besueshmja, por e paprovueshmja, ideja se pagimi i një lek është një sakrificë më e vogël për një person me të ardhura të mëdha se sa për një person me të ardhura më të vogla, për arsye se një sakrificë e barabartë kërkon pagesa më të mëdha tatimi nga personat me të ardhura të mëdha. Por ashtu si me parimin e përfitimit, ky arsyetim nuk tregon për një marrëdhënie të veçantë ndërmjet të ardhurave dhe barrës tatimore. Tatimi përpjesëtimor, ku të gjithë paguajnë të njëjtën përqindje mbi të ardhurat, merr më shumë nga personi i pasur se sa nga personi i varfër. Madje dhe në rastin e tatimit regresiv, më shumë merret nga personi i pasur se sa nga i varfëri; ndonëse hamendje të tjera rreth sakrificës tregojnë se një sistem tatimor progresiv në mënyrë të tepruar është i papërshtatshëm;
(3) sipas parimit të dobisë, barrët tatimore duhet të caktohen për të maksimizuar mirëqenien shoqërore dhe ashtu siç e tregoi ekonomisti i shekullit të 19 Francis Edgeworth që, në qoftë se nga perspektiva e shoqërisë një dollar vlerësohet më pak pasi të ardhurat e marrësit rriten, atëherë mirëqenia shoqërore do të maksimizohej nga një sistem tatimor që i nivelonte të gjithë të ardhurat, duke i tatuar ndryshe të gjithë të ardhurat mbi një nivel të caktuar dhe duke shpërndarë fitimet për ata, të ardhurat e të cilëve ndryshe do të binin poshtë të të ardhurave kufi. Natyrisht, problemi është se një sistem tatimor nivelues do të shkatërronte nxitësin për të punuar, kursyer, investuar dhe shpikur, kështu që madhësia e kulaçit ekonomik për t’u ndarë në mënyrë të barabartë do të tkurrej me shpejtësi.
Teoria moderne e progresivitetit optimal të tatimit mbi të ardhurat fillon me parimin e dobisë, por e shikon çështjen si kompensim ndërmjet përfitimit shoqëror të një shpërndarje më të barabartë të të ardhurave pas tatimit dhe dëmit ekonomik të vendosur nga tatimi shumë progresiv; përfitimi shoqëror i barazisë nuk është një problem që mund ta zgjidhin ekonomistët, por kostot ekonomike të përqindjeve të tatimit progresiv janë, në parim, të njohshme dhe ekonomistët kanë investuar shumë përpjekje në njohje, duke argumentuar se këto kosto ishin mjaft të larta dhe arritën në përfundimin se sistemi në atë kohë ishte ndoshta tejet progresiv.
Baza tatimore e të tatuarit progresiv
Baza tatimore e të tatuarit progresiv varet nga dy faktorë:
(i) të ardhurat dhe koncepti kyç i të tatuarit varet nga të ardhurat e një individi dhe përqindja tatimore rritet për ata që fitojnë të ardhura të mëdha dhe zvogëlohet për fituesit e të ardhurave të ulëta;
(ii) shpenzimet, të tatuarit progresiv mund të bazohet gjithashtu mbi shpenzimet nëpërmjet tatimeve të ndryshme të shitjeve dhe ideja është sa më shumë shpenzoni, më shumë tatime paguani; pra, të tatuarit progresiv konsiderohet nga politikanët e majtë si sistemi më i mirë tatimor, sepse i ndihmon qeveritë të mbledhin më shumë tatime si dhe të mbrojnë individët me të ardhura të ulëta nga barra e tatimeve të lartë.
Avantazhet dhe disavantazhet
Përparësitë e të tatuarit progresiv janë:
(1) shpërndarja e duhur e parasë, për arsye se që nga koha që të tatuarit progresiv lejon tatimet e bazuara mbi të ardhurat, një person me të ardhura të ulëta do të paguajë shumë më pak se sa një person me të ardhura të mëdha dhe një gjë e tillë konsiderohet si mënyrë efektive për shpërndarjen e duhur të pasurisë;
(2) mbron grupin e individëve me të ardhura të ulëta, për arsye se sistemi i të tatuarit progresiv lejon që grupi me të ardhura të ulëta të paguajë më pak tatime, që nga koha që popullata punëtore bie në këtë kategori, të tatuarit progresiv favorizon pjesën më të madhe;
(3) të tatuarit progresiv siguron gjithashtu mbrojtje gjatë kohës së rënieve ekonomike për arsye se në qoftë se të ardhurat e tyre bien, ato zbresin në shkallën e të ardhurave të ulëta që tatohen më pak;
(4) të tatuarit progresiv siguron rrjedhë të qëndrueshme të të ardhurave, për arsye se i lejon qeverisë të ketë të ardhura të qëndrueshme, madje edhe në kohët e depresionit.
Ndërsa pengesa për të tatuarin progresiv janë:
(1) kundërshton barazinë, për arsye se shumë besojnë se të tatuarit progresiv shkon në kundërshtim me Kushtetutën, e cila promovon të drejta të barabarta për qytetarët, për arsye se duke tatuar grupin me të ardhurave të larta me përqindje më të mëdha, të tatuarit progresiv e sfidon Kushtetutën;
(2) parandalon marrjen e detyrave me të ardhura të mëdha, për arsye se një pjesë të madhe të këtyre të ardhurave do t’i mbledhë qeveria, gjë që do t’i dekurajonte individët të pranojnë detyra të tilla, ose të punojnë më shumë për të fituar më shumë të ardhura;
(3) të tatuarit progresiv inkurajon emigracionin duke i detyruar individët me të ardhura të larta të shkojnë në vende të tjera për t’iu larguar sistemit të të tatuarit progresiv;
(4) të tatuarit progresiv inkurajon fshehjen e aseteve, ose uljen e kursimeve, duke e larguar pasurinë nga vendi.
Ekonomisti
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.