Prokurori financiar i Francës hapi një hetim paraprak ndaj tregtimit të mundshëm të brendshëm në BNP Paribas SA (BNP), bankën më të madhe të vendit.
BNP Paribas u gjobit me një shifër rekord prej 8.97 miliard dollarë në qershor për shkeljen e sanksioneve të tregtisë të SHBA në vende, përfshirë Iranin, Sudanin dhe Kubën. E përjavshmja franceze Le Canard Enchaine raportoi se prokurorët po ekzaminojnë shitjet e aksioneve nga zyrtarë të lartë të BNP gjatë vitit 2013, në një kohë kur autoritetet amerikane po vlerësonin marrëveshjet e bankës me vendet e ndaluara. Gazeta nuk e referoi burimin e informacionit.
Kryetari Baudouin Prot, paraardhësi i tij Michel Pebereau dhe bashkë-shefi operativ Zyrtar Philippe Bordenave shitën pothuajse 290,000 aksione me vlerë rreth 13 milionë euro (16.3 milion dollarë) gjatë vitit 2013, në bazë të informacioneve të zbuluara në raportin vjetor të bankës kërkuar nga Autorite des Marches Financieres , rregullatori i tregut francez.
Zëdhënësja e BNP Julia Boyce nuk pranoi të komentojë, sikundër bëri edhe një zyrtar për AMF me bazë në Paris.