8 orarëshi i një dite pune është jashtë mode tashmë dhe joefektive, sipas ekspertëve të lidershipit dhe karrierës pranë Forbes.
“Nqs ju dëshironi që të jeni sa më produktivë, ju duhet të lini pas këtë ide relike dhe të përshtateni me qasjen e re”- shkruajnë ata në një artikull të fundit.
Sipas tyre, të punosh 8 orë në ditë është një traditë e krijuar nga revolucioni industrial, si pasojë e një reduktimi të mëtejshëm të orëve të punës në fabrika të ndryshme.
Njerëzit që e kanë “zbuluar” magjinë e produktivitetit, thonë se truri natyralisht funksionon me energjinë më të lartë rreth 1 orë dhe i nevojitet 15-20 minuta më pas për t’u qetësuar që të rinisi sërish.
Shumë shtete në botë kanë aplikuar punën 6 orarësh.