Qeveria e Kosovës i ka kërkuar bordit të PTK-së të deklarojë dhe paguajë dividendin për aksionarin në shumën prej 10 milionë euro.
Qeveria e Republikës së Kosovës, në cilësinë e ushtruesit të ligjshëm të aksionarit të Republikës së Kosovës në Ndërmarrjen Publike “Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës” vendosë që ministri i Financave të veprojë në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si aksionar i vetëm në PTK, të ndërmarr të gjitha masat e ligjshme për realizimin e të drejtës dhe të kërkoje nga Bordi i PTK-së të deklarojë dhe paguaj dividendin për aksionarin në shumën prej 10,000,000 euro.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.