Qeveria Hoti shkarkon bordet e emëruara nga Qeveria Kurti

04/08/2020 11:36 AM 0 komente

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike, borde që ishin emëruar nga Qeveria Kurti. Mbledhja e Qeverisë është mbajtur në formë elektronike pasi kryeministri Avdullah Hoti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka mbajtur mbledhjen e 19-të me radhë, ku në këtë mbledhje mori vendim për shkarkimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike.

Sipas njoftimit për media, Qeveria Hoti ka shkarkuar bordin e drejtorëve të: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. A.

Qeveria e kaluar, e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti pati shkarkuar shumicën e bordeve të ndërmarrjeve publike në Kosovë, me arsyetimin se në to ka indentifikuar një varg keqpërdorimesh përfshirë, humbje financiare milionëshe, kontrata të pafavorshme, problem më likuiditet, mbipunësime, nepotizëm, dyfishim të pozitave, apo edhe emërime e gradime të parregullta.

Emërimi i anëtarëve në bordet e ndërmarrjeve publike në Kosovë është kritikuar vazhdimisht nga shoqëria civile, dhe ambasadat e vendeve përendimore në Kosovë.

Qeveria ka emëruar po ashtu anëtarët e rinj të bordet e përkohshme në këto ndërmarrje si vijim:

  1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:

Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;

Agim Miftari, Drejtor;

Arlind Haziri, Drejtor;

Linda Spahiu, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:

Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;

Aferdita Llumnica, Drejtore;

Enver Rrustemi, Drejtor

Dejan Radojkoviq, Drejtor.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:

Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

Egzon Berisha, Drejtor;

Petrit Ibraj, Drejtor;

Fatime Grajcevci, Drejtore.

  1. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:

Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;

Edmond Hoxha, Drejtor;

Mirzet Dzogovic, Drejtor;

Agron Shala, Drejtor.

Në këtë mbledhje pika e parë që mori miratimin e Qeverisë së Kosovës ishte vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of