Qipro, mbetet mbrapa sa i takon rimëkëmbjes ekonomike për frymë

15/11/2019 10:00 PM 0 komente

Sipas një studimi të botuar së fundmi nga Eurostat, PBB-ja për frymë e Qipros referuar Standardeve të Fuqisë Blerëse, vazhdon të mbetet poshtë niveleve të arritura në vitin 2008.

Sidoqoftë, pas nivelit të ulët të 2014, ajo ka shënuar një rikuperim të ngadaltë dhe të qëndrueshëm, edhe pse me një ritëm shumë më të ngadaltë në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian, citohej më tej në këtë studim. Ai zbuloi se pas arritjes së pikut ekonomik në vitin 2008, PBB-ja për frymë në Standardet e Fuqisë Blerëse ka shënuar rënie në të gjithë BE-në, kjo për shkak të krizës ekonomike dhe recesionit pasues.
Megjithatë, pjesa më e madhe e vendeve kanë arritur që të rikuperohen që prej asaj periudhe.

Sa i përket Qipros, PBB-ja për frymë ishte 27,500 euro në 2008 para se të binte në 25.800 euro në 2009 dhe në 22,400 euro në vitin 2014.
Gjithsesi, pas goditjes së fortë, Qiproja filloi të shënonte një rikuperim të ngadaltë, duke arritur deri në 23,700 euro në 2015, 24,500 euro në vitin 2016 dhe 24,540 euro në vitin 2017.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of