Gjatë seancën së sotme parlamentare, Kryeministri Rama nuk la pa përmendur çështjen e energjisë, vjedhja e saj dhe dënimi i tyre si shkelës të ligjit, ashtu sikurse u ndal në çështjen e heqjes së fashës.
“Ne do heqim fashën si nevojë për të shmangur vjedhjen e hajdutëve. Nuk do ta heqim fashën për pensionistët apo familjet në nevojë, por duke marrë ne përsipër që të paguajmë atë pjesë që vjen si detyrim nga heqja e fashës. Nga ana tjetër ata shqiptarë që paguajnë energji elektrike kërkojnë më shumë shkolla, shërbim shëndetësor dhe mbështetje ekonomike për të dal nga kursi i papunësisë apo varfërisë. Kërkojnë lehtësira kur janë sipërmarrës dhe nëse ne vazhdojmë kështu jo thjesht shkojmë symbyllur në greminën që ka hapur dikur qeveria, por i heqim mundësi që të ndërtojmë në vend 150 shkolla të reja të standardeve evropiane. Nëse sot nuk i dalim përballë këtij problemi dhe kësaj reforme, vitet që vinë para do jenë më të vështira.”- shtoi Rama.
Rama ka deklaruar edhe në rrjetet sociale se ndalimi i fenomenit të vjedhjes së energjisë, e cila i ka shkaktuar një ‘gropë të madhe’ në ekonomi mund të ndërtoheshin 150 shkolla, apo dhe 100 km rrugë kombëtare çdo vit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.