Rastet e reja me COVID-19 u rritën me 48% në mbarë botën gjatë vetëm një jave.
Shumë vende kanë thyer rekorde të infektimeve ditore, duke përfshirë Australinë me më shumë se 100 mijë raste të reja në ditë, kryesisht si rrjedhojë e shfaqjes së variantit Omicron.
Numrat janë në rritje, pavarësisht përpjekjeve të shtuara për vaksinimin dhe rritjes së kërkesave për mbajtjen e maskave.
Varianti i ri, i cili u zbulua për herë të parë nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut më 24 nëntor, ka tejkaluar rastet e variantit Delta në mbarë botën.
Për vetë një javë, infektimet e reja u rritën me 10,130,270, duke arritur një total prej 306,696,347 të infektuarish, sipas të dhënave nga Worldometers.info. Të premten, rastet e reja arritën një rekord ditor prej 2,740,389, por kjo shifër u ul të shtunën në 2,239,740. Më 13 dhjetor, ajo ra në 480,954. Gjatë kulmit të përhapjes së variantit Dela, rastet e reja të infektimeve arritën në 904,084, më 29 prill.
Një javë më parë, rritja e infektimeve ishte 59%, ndërsa dy javë më parë ajo ishte 13%.
Humbjet e jetës u rritën me vetëm 1%, ose me 43,049 humbje, nga shifra totale prej 5,504,438.
Australia kishte evituar infektimet masive, me vetëm 2,688 raste të reja më 14 tetor. Infektimet u rritën me 223% për vetëm një javë, duke përfshirë 115,507 raste të reja të shtunën dhe 100,011 të dielën. Numri i humbjeve të jetës ka arritur shifrën 2,367, duke përfshirë 23 të tjera ditën e dielë, në një vend me një popullsi prej 25.9 milionë banorësh.
Japonia gjithashtu ka kaluar një rritje të madhe të infektimeve, me 8,249 raste të raportuara të dielën, shifra më e lartë që nga 8,480 rastet e reja që u identifikuan më 12 shtator.
Disa vende vendosën rekorde të rasteve ditore, me në krye Shtetet e Bashkuara me 870,702 të infektuar të rinj (334.0 milionë banorë) të premten dhe një total të infektuarish prej 60,954,028, më i larti në botë. Ky vend gjithashtu ka numrin më të madh të vdekjeve, 859,046.
Vendet me numrin më të lartë të infektimeve përfshijnë Francën me 332,252 (popullsia: 65,5 milionë banorë), Britaninë me 218,724 (popullsia: 68,4 milionë banorë), Italinë me 219,441 (popullsia: 603 milionë banorë), Spanjën me 161,688 (popullsia: 46,8 milionë banorë), Argjentinën me 110,533 (popullsia: 46,8 milionë banorë), Kanadanë me 49,829 (popullsia: 38,2 milionë banorë, Turqinë me 68,413 (popullsia: 85,7 milion banorë), Greqinë me 50,126 (popullsia: 10,3 milion banorë).