Ka të njëjtën skemë mekanike dhe aftësi për terrene jashtë asfalti me modelin Nissan X-Trail, por dizajni është përshtatur me frymën e re stilistike të kompanisë. Detajet janë realizuar me shumë kujdes
KЁTЁ HERЁ Koleos mund t’ia dalë mbanë. Ndryshe nga seria e mëparshme e pafat, në vitin 2008, ky model i ri ka një dizajn të bukur, koherent me atë të modeleve më të mëdha Renault, si ai Talisman, si dhe cilësi montimi tejet të lartë, të domosdoshme për një sektor si ai i makinave SUV të segmentit D, që është në rritje të vazhdueshme në proporcion edhe me konkurrencën.
I realizuar me kujdes në çdo detaj, në veçanti konfigurimi Initiale Paris, me sedilje lëkure e mbështetëse koke të rehatshme, si dhe detaje të tjera, të tilla si sistemi multimedial R-Link 2 me ekran me prekje 8.7 inç (i cili suporton Apple CarPlay dhe Android Auto) dhe stereo Bose, të cilat theksojnë përkatësinë e këtij versioni ndër më të mirat modele Renault. Njësoj si pararendësi, modeli aktual Koleos, është prodhuar në Kore, në fabrikën e Renault Samsung Motors, ku realizohen edhe modelet Nissan X-Trail për tregun e Amerikës së Veriut.
Jo rastësisht këto dy modele ndajnë 50% të pjesëve të tyre, duke filluar nga platforma Cmf C/D, deri tek skema mekanike dhe aftësitë e tyre jashtë asfaltit. Dizajni është në përputhje me orientimin e ri të kompanisë. Detajet e Renault Koleos janë realizuar me kujdes, njësitë motorike janë diesel (me versionet 1.6 prej 131 kf dhe 2.0 prej 177 kf). Trasmisioni, i cili mund të jetë 4×2 ose 4×4, është i pajisur me kambio manuale me gjashtë marshe ose nga ajo me variacion të vazhdueshëm. Modeli i provuar në rrethinat e Helsinkit ishte versioni dCi 175 X-Tronic 4×4 Initiale Paris. Përveçse e realizuar me kujdes dhe e rehatshme, me shumë hapësirë në kabinë (me hapësirë të mjaftueshme për këmbët e pasagjerëve prapa), shoqëruar nga një bagazh relativisht i madh (nga 579 deri në 1.795 litra) dhe rezultoi shumë e qetë.
Rol për këtë luajnë xhamat anësorë me shtresa dhe funksionimi i veçantë i kambios X-Tronic, e cila sillet si një Cvt, duke e lejuar motorin të punojë në regjime të ulëta nëse drejtimi është i qetë dhe ndërkohë të punojë edhe si kambio automatike klasike (duke simuluar marshet) nëse drejtimi përshpejtohet. Vetëm rinisja e motorit në semafor është pak e ashpër. Mes kalibrimit të trasmisionit, suspensioneve të buta dhe sistemit të drejtimit jo fort të gatshëm por progresiv, drejtimi është i këndshëm pavarësisht pranisë së një nënkthimi të lehtë nëpër kthesa.
Me rrotat jashtë asfaltit, modeli Koleos ka treguar se është i aftë t’ia dalë edhe në situata jo fort të lehta, në sajë të mundësisë së fiksimit të shpërndarjes së momentit përdredhës mes boshteve, në vlerat 50:50, si dhe bllokimit “elektronik” të diferencialëve me Abs/Exp. Versioni dCi 130, i pajisur me motor diesel 1.6 dhe traksion në rrotat e para, ka treguar performanca të larta dhe manovrueshmëri të mirë të kambios manuale me gjashtë marshe, por zhurma brenda në kabinë ndihet.
Initiale Paris 4×4 MOTORI – L4 turbodiesel 1.995 cm3 FUQIA MAKSIMALE – 130 kW (177 kf) MOMENTI PËRDREDHËS – 380 Nm në 2.000 xhiro/min TRAKSIONI – integral KAMBIO – automatike Cvt 0-100 km/h – 9,5 s KONSUMI MESATAR – 17,2 km/l PËRMASAT – gjat. 467 – gjer. 184 – lart. 168 cm PESHA – 1.696 kg ÇMIMI – 43.200 €
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë në seancën e përcaktuar më 18 Qershor 2024, bashkë të treja paditë e depozituara për shfuqizimin e ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që nisi zbatimin me profesionet e lira nga 1 janari. Padia e parë në Kushtetuese u depozitua…
Problemet me mjedisin janë në rritje në të gjithë botë, por edhe në Shqipëri po kapacitet e vendit për mbledhur taksat mjedisorë po shënojnë rënie. Të dhënat e INSTAT tregojnë se të ardhurat nga taksat mjedisore në raport me PBB-në ishin sa 2,59% në vitin…
Tregu i sigurimeve të Jo-Jetës ka shfaqur një shpërndarje më të balancuar sipas kompanive të ndryshme në tremujorin e parë të këtij viti. Pjesa e tregut e dy kompanive të para, e matur sipas primeve të shkruara bruto ka rënë, ndërsa kompanitë e tjera kanë…
Numri i automjeteve që qarkullojë në vend është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në fund të tremujorit të parë 2024 në vend qarkullonin gjithsej 887 mijë automjete. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti…
Në çdo 100 aksidente humbën jetën 9 persona. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi aksidentet tregojnë se pavarësisht se në tremujorin e parë të vitit ka pasur më shumë ngjarje aksidentesh numri i fataliteteve ka qenë më i ulët. Konkretisht në janar-mars kishte…
INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e ndjeshme e udhëtimeve nga ajri, e ndikuar nga çmimet e lira dhe shtimi i flukseve turistike. Të dhënat tregojnë se gjithnjë e më shumë pasagjerë po zgjedhin ajrit, teksa udhëtimet…
Krerët e shtetit kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca kanë dal të jenë goxha të pasur. Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklarimit të pasurisë…
“Në parim, të gjithë do të duhet të japin kontributin e tyre në shpenzimet publike, në funksion të kapacitetit të tyre kontribuues”. Kuptimi i kësaj shprehjeje shpesh varet…
Aleksandër Risilia, Co-Managing Director & Co-Founder i kompanisë “Ritech International AG”, që ofron shërbime IT për tregun në SHBA tha për podcast-in “Business Plus” se normat e reja tatimore për profesionet e lira do të ndikojnë në uljen e numrit të kompanive IT. Z. Risilia…
Sot në Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore…
Raporti thotë, se veprimet ndëshkuese, që po ngrihen në Bruksel, nuk do të mjaftonin për të penguar prodhuesit e makinave. BE-ja do të duhet të vendosë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…