Banka Qendrore të Turqisë (TCMB) ka publikuar përmbledhjen e takimit të Këshillit të Politikës Monetare (PPK).
Në komunikatën e saj Banka thotë se vazhdon tendenca e rimëkëmbjes në ekonomi, si dhe nënvizon përmirësimin në parashikimin e inflacionit.
Banka thekson gjithashtu se qëndrimin e saj të kujdesshëm lidhur me politikën monetare do ta vazhdojë edhe në muajt në vijim.
Njoftimi i Këshillit të Politikës Monetare (PPK) i referohet edhe rregullimeve [ligjore] mbi normën e rezervave të detyrueshme [minimale].
“Parashikohet që rënia e normës së interesave të vazhdojë të mbështesë rritjen e kredive”, sqaron Banka.
Në mbledhjen e parë të vitit 2020 Këshilli i Politikës Monetare (PPK) e uli me 75 pikë bazë normën e repos njëjavore duke e zbritur nga 12% në 11,25%.
/TRT TURKEY