Çdo subjekt që kryen një investim për prodhim energjie qoftë hidrocentral apo impiant eolik e fotovoltaik dhe kërkon ta lidhë atë në rrjetin energjetik duhet të plotësojë një sërë kushtesh për të marrë miratim.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group, ka propozuar së fundmi disa ndryshime në rregulloren përkatëse që lidhet pikërisht me lidhjet e reja në rrjet, ku ndër të tjera parashikohen dokumente specifike për secilën kategori.
Kjo do të thotë që për subjektet që kanë ndërtuar hidrocentral janë të paktën 13 dokumente që nisin nga formulari i aplikimit që është standard deri tek genplani apo fuqia maksimale e gjeneruar dhe parametrat e tjera të impiantit.
E njëjta skemë funksionon edhe për fotovoltaikët dhe eolikët ku përveç formularit standard të aplikimit kërkohen hartat për vendndodhjen në terren, fuqia e instaluar apo kontratat e koncesionit të nënshkruar me institucionet përkatëse.
Rregullorja përcakton edhe kushtet për vetëprodhuesit që janë bizneset që instalojnë për konsum vetjak impiante që nisin nga 0-500 kwp. Po kështu në këtë kategori klasifikohen edhe kushtet që duhet të plotësojnë individët.
Në thelb OSSH ka sqaruar se synon që të lehtësojë procedurat për lidhjet e reja në rrjetin energjetik të saj. Rregullorja e nxjerrë për konsultim nga Enti parashikon gjithashtu një pikë mbi bizneset sezonale dhe mënyra sesi do veprohet për lidhjen e tyre në rrjet.
3.5 Dokumentacioni që kërkohet për lidhjen e burimeve gjeneruese
- Pika 3.5.1″Burimet gjeneruese hidro
- 1.Kerkese për lidhje ne rrjetin shpërndarës (Formulari i Aplikimit).
- Fotokopje e vërtetimit te identitetit (Karte identiteti).
- Gen-Plan i vendosjes se objektit.
- Harte qe te tregoje vendndodhjen e objektit ne terren ne një shkalle te përshtatshme.
- Profilin gjatësor te linjës elektrike dhe te gjitha detajet e tjera teknike qe lidhen me te.
- Projektin e plote te nyjës se si do lidhet objekti i ri ne rrjetin e shpërndarjes.
- Kopje te Licencës se inxhinierit elektrik qe ka kryer projektimin.
- Kontrata energjisë elektrike për nevojat vetjake.
- Kontrata e kon9esionit(ose miratim nga Ministria)për ndërtimin e burimit gjenerues.
- Fuqia maksimale e gjeneruar aktive dhe reaktivë.
- Skema principiale e brendshëm e burimit gjenerues me te gjitha detajet teknike.
- Tipi i gjeneratorit sinkron dhe parametrat e tij.
- Parametrat kryesore te transformatorit te fuqisë.
Pika 3.5.2″Burimet gjeneruese Fotovoltalke”
- 1.Kerkese për lidhje ne rrjetin shpërndarës (Formulari i Aplikimit).
- Fotokopje e vërtetimit te identitetit (Karte identiteti).
- Gen-Plan i vendosjes se objektit.
- Harte qe te tregoje vendndodhjen e objektit ne terren ne një shkalle te përshtatshme.
- Profilin gjatësore te linjës elektrike dhe te gjitha detajet e tjera teknike qe lidhen me te.
- Projektin e plote te nyjës se si do lidhet objekti i ri ne rrjetin e shpërndarjes.
- Kopje te Licencës se inxhinierit elektrik qe ka kryer projektimin.
- Kontrata e energjisë elektrike për nevojat vetjake.
- Kontrata e koncesionit (ose miratim nga Ministria)për ndërtimin e burimit gjenerues.
- Fuqia maksimale e gjeneruar.
- Skema principiale e brendshme e burimit gjenerues me te gjitha detajet teknike.
- Parametrat kryesore te transformatorit te fuqisë.
- Manualet dhe skedat teknike te produkteve te sistemit PV, siç janë: panelet, inverterat, kabllot etj.;
Pika 3.5.3 “Burimet gjeneruese eolike”
- 1.Kerkese për lidhje ne rrjetin shpendrës(Formulari i Aplikimit).
- Fotokopje e vërtetimit te identitetit(Karte identiteti).
- Gen-Plan i vendosjes se objektit.
- Harte qe te tregoje vendndodhjen e objektit ne terren ne një shkallë te përshtatshme.
- Profilin gjatësor te linjës elektrike dhe te gjitha detajet e tjera teknike qe lidhen me te.
- Projektin e plote te nyjës se si do lidhet objekti i ri ne rrjetin e shpërndarjes.
- Kopje te Licencës se inxhinierit elektrik qe ka kryer projektimin.
- Kontrata e energjise elektrike e nevojave vetjake.
- Kontrata e koncesionit(ose miratim nga Ministria)për ndërtimin e burimit gjenerues.
- Fuqia maksimale e gjeneruar.
- Skema principiale e brendshme e burimit gjenerues me te gjitha detajet teknike.
- Parametrat kryesore te transformatorit te fuqisë.
3.5.4 “Veteprodhuesit” me dokumentacionin përkatës te listuar si me poshtë me tre nënkategori te ndara sipas fuqisë, konkretisht:
- 0-10kWp
1.Kerkesa.
- Deklaratën e konsumit mesatar te tij përgjatë një viti sipas historikut te dy viteve te fundit ose ne rast te mungesës te një historiku, raportin e auditit energjetik te lëshuar nga auditiuesi i certifikuar se bashku me certifikatën përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar.
- Propozimin mbi modelin e matësit me dy drejtime skema e matjes neto dhe karakteristikat teknike te tij sipas standardeve te OSSH.
- Relacioni teknik.
- Kopje origjinale te aktkolaudimit te sistemit, firmosur nga projektues te licencuar për impiante te prodhimit te energjisë elektrike te rinovueshme nga dielli (kat. 10c) dhe zbatues te licencuar për ndërtimin e impianteve te prodhimit te energjisë (kat. NP-lOA), se bashku me konfirmimin e veteprodhuesit te sistemit PV.
- Manualet dhe skedat teknike te produkteve te sistemit PV, si9 janë; panelet, inverterat, kabllot, etj.
- Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet te këtë piken IOC ne licence për projektim dhe NPIO për zbatim.
- Karte identiteti
- Numri kontratës ekzistuese te abonentit (pa debi) me fuqi te njëjtë me fuqinë e impiantit Vetëprodhues.
- Dokument pronësie te objektit ku do ndërtohet impianti fotovoltaik.
- 11-50kWp
- Kërkesa
- Deklaratën e konsumit mesatar te tij përgjatë një viti sipas historikut te dy viteve te fundit ose ne rast te mungesës te një historiku, raportin e auditit energjetik te lëshuar nga auditiuesi i certifikuar se bashku me certifikatën përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar.
- Projektin e miratuar nga persona fizike dhe juridike te licencuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes, ne përputhje me Kodin e Shpërndarjes te miratuar nga ERE.
- Propozimin mbi modelin e matësit me dy drejtime skema e matjes neto dhe karakteristikat teknike te tij sipas standardeve te OSSH.
- Relacioni teknik.
- Kopje origjinale te aktkolaudimit te sistemit, firmosur nga projektues te licencuar për impiant te prodhimit te energjisë elektrike te rinovueshme nga dielli (kat. 10c) dhe zbatues te licencuar për ndërtimin e impianteve te prodhimit te energjisë (kat. NP-lOA), se bashku me konfirmimin e veteprodhuesit te sistemitPV.
- Manualet dhe skedat teknike te produkteve te sistemit PV, si9 janë: panelet, inverterat, kabllot, etj.
- Te dhëna mbi inverterin kryesor dhe karakteristikat e matësit te prodhimit te vendosur pas tij.
- Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet te këtë piken 1DC ne license për projektim dhe NPIO per zbatim.
- Karte identiteti.
- Numri kontratës ekzistuese te abonentit (pa debi) me fuqi te njëjtë me fuqinë e impiantit veteprodhues. Dokument pronësie te objektit ku do ndërtohet impianti fotovoltaik.
- 51-500kWp
- Kërkesa.
- Deklaratën e konsumit mesatar te tij përgjatë një viti sipas historikut te dy viteve te fundit ose ne rast te mungesës te një historiku, raportin e auditit energjetik te lëshuar nga auditiuesi i certifikuar se bashku me 9ertifikaten përkatëse dhe propozimin për fuqinë e instaluar.
- Projektin e miratuar nga persona fizike dhe juridike te li9encuar për lidhjen e impiantit PV me rrjetin e shpërndarjes, ne përputhje me Kodin e Shpërndarjes te miratuar nga ERE.
- Propozimin mbi modelin e matesit me dy drejtime skema e matjes neto dhe karakteristikat teknike te tij sipas standardeve te OSSH.
- Relacioni teknik.
- Kopje origjinale te aktkolaudimit te sistemit, firmosur nga projektues te licencuar per impiante te prodhimit të energjisë elektrike te rinovueshme nga dielli (kat. 10c) dhe zbatues te licencuar për ndërtimin e impianteve te prodhimit te energjise (kat.NP-lOA), se bashku me konfirmimin e vete prodhuesit te sistemit PV.
- Manualet dhe skedat teknike te produkteve te sistemit PV, si9 jane: panelet, inverterat, kabllot, etj.
- Te dhëna mbi inverterin kryesor dhe karakteristikat e matësit te prodhimit te vendosur pas tij.
- Licenca e inxhinierit projektues, i cili duhet te ketë piken IOC ne licence për projektim dhe NPIO për zbatim.
- Leje nga bashkia përpunime qe kryhen me deklarate paraprake punimesh”VKM 408, dt 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit” e Ndryshuar.
- Karte identiteti
- Numri kontratës ekzistuese te abonentit (pa debi).
- Dokument pronësie te objektit ku do ndërtohet impianti fotovoltaik.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.