Aksionet aziatike u rritën duke pasuar rritjen e aksioneve amerikane dhe evropiane si pasojë e rritjes në aksionet e teknologjisë dhe optimizmit në lidhje me arritjen e marrëveshjes së borxhit grek. Indeksi Topix i Japonisë kërceu teksa jen u tregtua në afërsi të një niveli të ulët gati tetë-vjeçar kundrejt dollarit.
Indeksi MSCI Asia Pacific shtoi 0.3 për qind në 152.47 në Tokio. Indeksi i përbërë Nasdaq u mbyllu në një nivel rekord të mërkurën. Topix u rrit 0.4 perqind teksa jen ra për ditën e pestë radhazi për tu tregtuar në 123.73 per dollar. Kospi iaKoresë së Jugut shtoi 0.4 perqind. Tregjet në Kinë dhe Hong Kong nuk janë hapur ende.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.