Sektori i prodhimit amerikan u zgjerua në prill dhe sektori privat në zonën e euros filloi tremujorin e dytë ‘me këmbë të mbarë’ që nga viti 2011, ndërsa ritmi i rënies së aktivitetit industrial kinez u ngadalësua, treguan anketat.
Aktiviteti industrial vazhdoi të zgjerohet në ekonominë më të madhe në botë, por ritmi i rritjes ‘mbeti në vend’ dhe rezultoi më i ulët se parashikimet. Megjithatë, rritja e prodhimit u përshpejtua me ritmin më të shpejtë në tre vjet.
Firma e të dhënave financiare Markit deklaroi se indeksi i blerjes së menaxherëve të SHBA-së, U.S. Manufacturing Purchasing Managers Index ra në 55.4 në prill nga 55.5 që shënonte në mars. Ekonomistët e anketuar nga Reuters prisnin një shifër prej 56.0.
Të dhënat theksojnë pritshmëritë për një tremujor të dytë të fuqishëm pasi i pari u përballë me temperature më të ulta se mesatarja dhe stuhitë masive të dëborës ‘rënduan’ mbi aktivitetin ekonomik të SHBA.
Në mëngjesin e së mërkurës, të dhënat treguan se HSBC / Markit flash PMI e Kinës për prillin u rrit në 48.3 nga shifra përfundimtare e marsit prej 48.0, por ishte ende nën 50, ‘kufiri’ që ndan zgjerimin nga tkurrja.
Analistët vënë re shenjat e para të stabilizimit në ekonominë e dytë më të madhe në botë për shkak të masave të synuara të qeverisë në mbështestje të rritjes, por besojnë se ka të ngjarë të nevojitet më shumë mbështetje politike teksa reformat strukturore vijojnë të ushtrojnë presione mbi aktivitetin.
Surprizat e eurozonës
Rritja në eurozonë u udhëhoq sërish nga Gjermania, ekonomia më e madhe e bllokut, ku PMI ‘kërceu’ në mars.
Duke tejkaluar pritshmëritë e 36 ekonomistëve të anketuar nga Reuters, industria dominuese e shërbimeve të bllokut udhëhoqi cmimet, ndërsa prodhuesit patën gjithashtu një muaj më të fortë se sa kishte sugjeruar parashikimi mesatar.
Por për fat të keqë për politikëbërësit, të cilët kanë luftuar ta sjellin inflacionin deri në 2 për qind të kufirit të synuar, firmat e shërbimit ulën çmimet për të 29 muaj radhazi dhe e bën këtë me një ritëm më të ekzagjeruar se në mars.
Inflacioni ra në vetëm 0.5 për qind në muajin mars, muaji i gjashtë radhazi që Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi e ka quajtur një ‘zonë rreziku’ poshtë 1 për qind.
Megjithatë, të dhënat e forta e mbështetën euron, e cila u rrit 0.28 për qind kundrejt dollarit amerikan.
Indeksi i përbërë i Markit, PMI që konsiderohet gjerësisht si një tregues i mirë i rritjes,’ kërceu’ në 54.0 në prill nga 53.1 në mars, mbi shenjën 50 për muajin e 10-të dhe duke ‘shënjuar’ shifrën e tij më të lartë që nga maji i vitit 2011. Një sondazh nga Reuters kishte parashikuar se nuk do të kishte ndryshime.
Përveç Gjermanisë pjesa tjetër e bllokut gjithashtu performoi mirë duke përjashtuar Francën, ku edhe pse indeksi qëndroi mbi 50 për muajin e dytë ai ishte më i ulët se shifra e mëparshme. PMI francez ka qëndruar nën shifrën e gjerëv të eurozonës për 20 muaj.