Indeksi 100 i Bursës së Stambollit u rrit me 3.1% gjatë ditës së hënë.
Rritja erdhi pasi kryeministri Binali Yildirim përjashtoi se do të kishte zgjedhje të parakohshme në Turqi. Ai paraqiti gjithashtu një plan disa miliarda dollarësh në infrastrukturë, në mënyrë që të mbaheshin ritmet e rritjes.
Aksionet ranë me 13% javën e kaluar, ritmet më të larta të tkurrjes që nga viti 2008, si rrjedhojë e trazirave të shkaktuara nga përpjekja e dështuar për grusht shteti, ku në 15 korrik ushtarakët tentuan që të merrnin me dhunë pushtetin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.