Duhanpirësve së shpejti do t’i duhet të paguajnë më shtrenjë për një pako cigare, pasi qeveria e Kosovës do të rrisë akcizën për këtë produkt.
t
Qeveria e Kosovës në letrën e fundit që i ka dërguar Fondit Monetarë Ndërkombëtarë e ka njoftuar se planifikon që me rritjen e akcizës të gjeneroj 10 milion euro në buxhetin e vendit, raporton Gazeta Fjala.
Sipas zyrës për informim në Ministrinë e Financave, për këtë çështje është hartuar një pr.ligj për rritjen e akcizës së duhanit.
“Ku përveç llogaritjes së të hyrave shtesë, kujdes të veçantë i është dhënë vendeve të rajonit dhe BE-së”, tha zëdhënësi Muharrem Shahini./ Zeri.info
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.