Indeksi i dollarit amerikan, që e krahason atë me gjashtë prej homologëve më të rëndëishëm të grupit ishte i qendrueshëm në 93.471 .DXY, duke lënë pas kështu nivelin e djeshëm, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në këto pesë muajt e fundit.
Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks shënoi një rritje prej 1 për qind.
Moendha euro ka shënuar rritje mëngjesin e kësaj të marte kundrejt dollarit amerikan. Ajo u rrit me 0.1 për qind dhe u këmbye me 1.1805 euro për dollarë amerikanë. Gjatë gjithë kësaj jave ajo ka shënuar nëj rënie prej 1.2 për qind, e shkaktuar kryesisht nga presioni i madh i paqartësisë së politikës italinane.
Dollari amerikan avancoi kundrejt jenit duke u këmbyer me 11.005 dollarë amerikanë për jen, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej janarit. Gjatë gjithë kësaj jave indeksi i dollarit ka shënuar një rritje me 1.4 për qind kundrejt jenit japonez.
Paundi britanik avancoi me më pak se 0.05 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 1.3518 GBP për USD.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.