Numri i vizitorëve të huaj në Greqi u rrit 17 përqind gjatë periudhës janar-maj të këtij viti, më shumë se 3.5 milionë, ndërsa të ardhurat e turizmit u rritën 10.6 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2013, referoi Banka e Greqisë .
Sipas AMNA, prurjet e turistëve nga 28 vendet e BE-së arritën në 2.069 milion, duke u rritur18.7 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Prurjet nga vendet e treta u rritën 14.7 përqind në 1.497 milion, ndërsa prurjet nga vendet e eurozonës u rritën 12.6 përqind dhe nga vendet e tjera të BE-së u rritën 28.2 përqind.
Prurjet turistike nga Gjermania ranë 5.8 përqind, ndërsa nga Franca dhe Britania e Madhe u rritën13.9 përqind dhe 25.5 përqind respektivisht.
Prurjet nga Rusia u rritën 39 përqind në 146,000 dhe nga Shtetet e Bashkuara u rritën 33.4 përqind në 124,000.
Të ardhurat e turizmit nga vendet-anëtare të BE-së janë rritur 14.5 përqind në 1.1 miliard euro, ndërsa të ardhurat nga vendet e tjera jashtë EU28 u rritën në 738 milion euro, duke regjistruar një rritje prej 5.1 përqind në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2013, raporton Capital.