Reklama në mediat sociale funksionon dhe mjaft mirë madje, që kur miliona konsumatorë potencialë nisën të lidheshin rregullisht përmes rrjeteve si “Facebook” e “Twitter”, përmes kompjuterëve, tabletave e smartfoneve dhe në një kohë kur edhe kërkimi i gruas/burrit është bërë i “reklamueshëm” dhe është kthyer në një tërheqje të vërtetë për këto platforma të reja. Këtë e konfirmojnë të dhënat e publikuara nga “Business Insider”.
Të ardhurat nga reklamat “native” (njoftuese) kanë arritur në rreth 5-6 miliardë dollarë për vitin 2012 dhe vazhdimin e 2013-s dhe mund të llogariten në 11 miliardë në vitin 2017.
Ndërsa reklamat “display” (që kanë në përmbajtje tekste, logo, harta etj.) edhe pse llogariten nën nivelin e 4 miliardë dollarëve parashikohet që në vitin 2017 të arrijnë në rreth 6 miliardë dollarë.
Për të kuptuar se çfarë tipologjie reklame funksionon në median sociale është e nevojshme që të sqarohen disa aspekte. Duke filluar nga termat “native” dhe “display” që do të përktheheshin: e para në të personalizuara dhe e dyta në tradicionale.
Askush nuk e vë më në diskutim faktin se në planin publicitar, mediat sociale ofrojnë mundësi të reja dhe interesante. Mund të mbështeten nga miliona përdorues që mesatarisht kalojnë mesatarisht 20 orë në muaj përballë ekranit për të kërkuar informacione, foto publicitare dhe komente. Por, jo vetëm. Kush bën sot reklamim, investon mesatarisht 10% të buxhetit për reklama të destinuara në median sociale dhe që në tërësi justifikojnë shifrat e publikuara nga “Business Insider”.
Megjithatë, risia e vërtetë e rrjetit social ka të bëjë me mundësinë për të shfrytëzuar në maksimum fuqinë e reklamës së personalizuar, jo vetëm për nga përmbajtja, por edhe nga forma. Nga ata që besojnë se reklama mund të funksionojë vetëm nëse është e dobishme dhe jo evazive, por nuk është e lehtë të kënaqësh shijet e të gjithëve.
E megjithatë, në këtë pikë, rrjetet sociale ia kanë dalë mbanë. Me gjithë aktivitetin informues dhe argëtues që këto rrjete ofrojnë, reklamat shikohen, nuk hiqen dhe askush nuk bezdiset.