Sipas njoftimit për shtyp të publikuar nga autoriteti mbikëqyrës i Rumanisë, (FSA) gjatë vitit 2016, tregu rumun i sigurimeve ka vazhduar tendencën rritëse duke arritur një volum total të primeve të shkruara bruto rreth 2.1 miliardë euro, e cila shënon një rritje prej 10% më shumë krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Mbikëqyrës i Rumanisë, në volumin total të primeve të shkruara bruto, pjesën më të madhe të primeve e zënë ato të klasave MTPL, sigurimi Kasko dhe sigurimi nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera natyrore. Këto klasa zunë së bashku rreth 89% të totalit të përgjithshëm primeve të shkruara bruto të sigurimit të Jo-Jetës.
Tregu i sigurimeve karakterizohet nga një shkallë e lartë e përqendrimit. Gjatë vitit 2016, rreth 87% e vëllimit total të primeve të shkruara bruto, u realizua nga
10 kompani të sigurimeve. Një vit më parë kjo shifër ishte realizuar nga 31 kompani sigurimesh.