Një grup miliarderësh dhe investitorësh rusë, me lidhje me Vladimir Putin, planifikojnë të sfidojnë vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të bllokuar përpjekjen e tyre për marrjen nën kontroll të një zone gazi pranë Detit të Veriut, që vlen miliarda.
Letter One – një fond investimi rus, i kontrolluar nga Mikhail Fridman – deklaroi se do të kundërshtojë çdo veprim nga ana e sekretarit të energjisë, Ed Davey, për të bllokuar përpjekjet e saj për të blerë asetet e Detit të Veriut nga RËE e Gjermanisë.
Z. Fridman do të kishte fituar kontrollin e zonave si pjesë e një marrëveshje prej 5 mld dollarësh, për të blerë gjigandët e energjisë së naftës dhe gazit gjerman.
Në një deklaratë LetterOne thotë: “Departamenti i Energjisë dhe Ndryshimeve Klimatike të Mbretërisë së Bashkuar, ka sinjalizuar synimin e saj jo vetëm për të refuzuar leshimin e L1 Energji (pjesë e LetterOne Group] por, gjithashtu do kërkojë që pjesa e shitur e aseteve në Detin e Veriut të Mbretërisë së Bashkuar t’i jepet një blerësi të palës së tretë. Si pasojë e këtij veprimi, DECC efektivisht e ka përjashtuar L1 Energji (ruse) nga blerjen e pasurive të energjisë në pjesën e Mbretërisë së Bashkuar”.
“L1 Energji rezervon të gjitha të drejtat e saj në lidhje me vendimin e DECC-së për këtë çështje, duke për e sfiduar atë si të paligjshëm.”- përfundon letra e Letter One.
Vendimi nga britaniku Davey vjen pasi Presidenti Putin përsëri kërcënoi ndërprejen e furnizimeve me gaz në Evropë, si shenjë hakmarrjeje për argumentet e tij të vazhdueshme me Perëndimin, mbi Ukrainën lindore.
Z. Davey është shprehur i shqetësuar rreth ndikimit të mundshëm në prodhimin e naftës të Detit të Veriut, që mund të sjellë nga një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve ekonomike.
Z. Fridman do të kishte fituar asetet e Detit të Veriut në një periudhë të vështirë, ku investimi në nxjerren e naftës shihet me shumë interes, e ku prodhimi britanik në këto fusha nxjerrjeje ka qenë në rënie, me rënien e çmimit të naftës.