Rusia është pajtuar me kushtet për ti rikthyer eksportet e gazit natyror Ukrainës, duke parandaluar që banorët të vuajnë të ftohtit teksa temperaturat vijojnë të bien.
Negociatat e gazit, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë ardhur teksa kryengritësit pro-ruse shtuan sulmet ndaj forcave qeveritare në Kiev. Udhëheqësit evropianë u shprehën se shpresonin që marrëveshja të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
28-vendet e BE-së u përpoqën të shmangin një përsëritje të vitit 2006 dhe 2009, kur mosmarrëveshjet midis ish-republikave sovjetike mbi borxhet e gazit dhe çmimet cuan në ndërprerjen e traznitit të karburantit dhe mungesave të gazit Evropë në periudhën e kulmore të temperaturave tëper të ulëta.
Marrëveshja erdhi pasi BE qortoi Rusinë për njoftimin e Ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov se vendi do të njohë zgjedhjet separatiste të planifikuara në 2 nëntor në territoret e Ukrainës të zotëruara nga rebelët.
Sipas marrëveshjes së ditës së djeshme, Rusia tha se do të rifillojë dërgimin me gaz naturor në Ukrainë – të cilin e ndali në qershor – pasi të sigurojë këstin e parë të shlyerjes së borxhit dhe pagesat paraprake për dorëzimet e ardhshme.