Rusia, “kthen sytë” nga Shqipëria, agjencitë ture për të përgatitur paketa

26/06/2019 4:48 PM 0 komente
Mark Savin

Mark Savin, bloger dhe fotograf nga Rusia, së bashku me Larisën, menaxhere e marrëdhënieve me publikun në agjencinë “Tui Russia”, do të përshkojnë në pesë ditë Shqipërinë nga Veriu në Jug.

Aktualisht, në ditën e tyre të tretë, i gjejmë në Durrës dhe të nesërmen do të nisen drejt Vlorës. Të dy shprehen optimistë për Shqipërinë, si një destinacion turistik dhe misioni i tyre është të marrin përshtypjet nga terreni, për të hartuar paketa të dedikuara që do t’i paraqiten tregut rus.

Prania e turistëve rusë në Shqipëri nuk mungon, por asnjëherë ardhja e tyre nuk ka qenë masive këto vite. Pikërisht këtë po synon të bëjë tashmë “Tui Russia”. Charter-at e parë pritet që të vijnë në fund të këtij muaji, kurse vijueshmëria pritet të shihet vitin e ardhshëm. Sipas blogerit Savin, disa postime të tij në rrjetin social Instargam, ku ka mbi 27 mijë ndjekës, kanë marrë vëmendje të veçantë dhe Shqipëria i ngjan shumë me Zvicrën.

“Kam qenë në Zvicër tre muaj dhe kam përshkuar pjesën më të madhe të saj. Kur erdha në Shqipëri u befasova shumë, pasi pashë male mbresëlënës, sidomos pjesa e Valbonës është shumë e bukur.

Kjo ka pak ngjashmëri me Zvicrën, ndërkohë që liqenet janë shumë të bukur dhe më kujtojnë një ndërthurje mes Zvicrës dhe Tunizisë. Mezi pres të zbuloj pjesën tjetër të vendit tuaj”, shprehet ai.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of