Samsung prezanton tre modelet e reja Galaxy S20

12/02/2020 9:17 AM 0 komente

Në një event të organizuar në San Francisko, nën masa sigurie për pjesëmarrësit, për shkak të koronavirusit, kompania koreanojugore prezantoi tre versione të Galaxy S20, konkurrenti i drejtpërdrejtë i iPhone dhe një telefon të palosshëm.

“Sapo kemi hyrë në një dekadë të re dhe 5G do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si komunikojmë dhe e jetojmë botën që na rrethon” – tha TM Roh, Head of Mobile Communications Business, Samsung Electronics në prezantimin e telefonave të rinj, të gjithë të pajisur me lidhjen 5G dhe “një fotokamerë të mrekullueshme me Inteligjencë Artificiale”. Telefoni i palosshëm quhet Z Flip dhe është evolucioni i Galaxy Fold, i prezantuar vitin e kaluar, por me disa probleme në dizajn.

Në pritje të Mobile World Congress (të premten do të vendoset nëse do të zhvillohet apo jo, për shkak të koronavirusit) S20 është smartphone i parë i rëndësishëm i këtij viti. Por siç e thamë, duhet të përdorin numrin shumës, duke qenë se kompania koreanojugore prezantoi tre versione: S20, S20+ dhe S20 Ultra.

Karakteristikat e Galaxy S20

Galaxy S20 përfaqëson modelin bazë të smartphone-ve të rinj të fashës së lartë. Kjo është pajisja e vetme e prodhuar në dy versione: një LTE dhe tjetra 5G. Në brendësi gjejmë chipset Exynos 990, mbështetur nga 12GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet në microSD. Ekrani është 6,2 inç me rezolucion FullHD+. Në pjesën e pasme ndodhen 3 fotokamera, dy, 12 megapixel kamera kryesore 64 megapixel. Ju mund të regjistroni video me rezolucion 8K. Bateria është 4.000 mAh.

Karakteristikat e Galaxy S20+

Pak më i madh, me një fotokamera më shumë (lentja kryesore 64 megapixel) dhe vetëm në version 5G. Ky është Galaxy S20+, i dyti i tre smartphone-ve të prezantuar nga Samsung. Ekrani është 6,4 inç. Bateria është më e madhe duke siguruar më shumë autonomi. Rikarikim i shpejtë në 25W

Karakteristikat e Galaxy S20 Ultra

I jashtëzakonshëm në te gjitha kuptimet. Galaxy S20 Ultra hyn në fashën e smartphone-ve premium dhe jo vetëm për çmimin. Ekrani është 6,7 inç, por ekrani QuadHD+ me refresh rate në 120Hz përmirëson përdorimin e pajisjes. Karakteristikat janë mjaft të ngjashme me ato të dy modeleve të mësipërme, por memoria e brendshme është 512 GB.

Ka 4 fotokamera në pjesën e pasme. Kamera kryesore është 108 megapixel. Galaxy S20 Ultra ka një zoom 10x që arrin deri në 100x falë Inteligjencës Artificiale. Për videolojërat është zhvilluar një funksion për këtë qëllim që përmirëson performancën e telefonit. Ndërsa funksioni Single Take është menduar për gjithë të pasionuarit e fotografisë – me vetëm një prekje në smartphone ju mund të përdorni njëkohësisht të gjithë fotokamerat e pajisjes. Bateria 5000 mAh suporton rikarikimim super fast 45W.

Falë teknologjisë “Space Zoom”, modelet e reja Samsung mund të kapin objekte më të largëta, me rezolucion më të madh. Galaxy S20 do të dalë në treg më 13 mars.

Galaxy S20
(ngjyrat: gri, blu, pink dhe e bardhë)
8 GB + 128 GB, 4G: 929 euro
12 GB + 128 GB, 5G: 1029 euro

Galaxy S20+
(ngjyrat: e zezë, gri, blu dhe e bardhë)
8 GB + 128 GB, 4G: 1029 euro
12 GB + 128 GB, 5G: 1129 euro
12 GB + 512 GB, 5G: 1279 euro vetëm online

Galaxy S20 Ultra
(ngjyrat: e zezë, gri)
12 GB + 128 GB, 5G: 1379 euro
12 GB + 512 GB, 5G: 1579 euro vetëm online

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of